Deklarata të forta kanë ardhur edhe jashtë dyerve të Kuvendit nga deputetët e djathtë. Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, pas gjuhës fyese të përdorur ndaj qytetarëve.
Berisha deklaroi se sot opozita e nxori Ramën nga dera e pasme e Kuvendit, duke i dhënë sipas tij, atë që meritonte.
"Kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që bëjnë revoltë. Në emër të tyre, deputetë të opozitës sot nxorën Ramën nga Parlamenti nga dera e pasme, kuksianë, dibranë dhe të gjithë veriorët e dinë ç’do të thotë të largohesh nga dera e pasme apo nga dera e nevojtores. Pra, shkoi aty ku e meriton"
Sali Berisha
" Të largohet ai njeri që nuk do t’ia dijë për fëmijën e vet. Fusin në burg shqiptarët për një çati që ju shembet dhe nuk fusin kriminelët. Ka futur në burg kuksianet, për atë që ai kërkoi falje. Kjo është teatri i radhës, shëmtira e Ruçit dhe Ramës. Njeri që ka probleme mendore"
Monika Kryemadhi
Lajmi kryesor: