Kryemadhi: Këshilli politik, detyroi Edi Ramën të pranojë që parlamenti është ilegjitim, të bëhemi gati për zgjedhje

KORÇË - Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte opozita e bashkuar asjo që detyroi kryeministrin Edi Rama të pranojë marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Nga Korça ku shpërndau karta për anëtarët e rinj në parti, Kryemadhit tha se dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja.

Kryemadhi sqaroi se përse Këshilli Politik për reformën zgjedhore, nuk u ngrit kur PD, LSI dhe aleatët ishin  në Parlament, duke shtuar se me marrëveshjen për zgjedhoren, sipas saj Rama pranoi se parlamenti është ilegjitim. "Ky Këshill Politik nuk mund të ngrihej kur ne ishim në Parlament, sepse ai Parlament nuk përfaqëson votën e shqiptarëve. Ai Parlament përfaqëson votën e blerë me paratë  e bandave dhe të krimit të organizuar. Ai Parlament përfaqëson kapjen e shtetit. Ai Parlament përfaqëson vetëm shkeljen e çdo të drejtë të qytetarëve shqiptarë. Dhe sot pas një viti nga djegia e mandateve kemi një Edi Ramë që nuk njeh Parlamentin, kemi një Edi Ramë që nuk njeh levat dhe përdoruesit e tij për të ndryshuar realitetin shqiptar, kemi një Parlament i cili përfundimisht e pranoi që është ilegjitim, atë që opozita shqiptare e thoshte shumë kohë më përpara", u shpreh kryetarja e LSI-së. Sipas marrëveshjes së arritur, në Parlament do të çohet për miratim pa asnjë ndryshim drafti i dalë nga tryeza politike për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës u bë edhe opozita joparlamentare.  

Kryemadhi: Ramushi nuk ka nevojë për mbrojtje përballë padisë së Ramës, por unë si politikane e ndjej për detyrë t'i jem në krah 

Kryemadhi i doli në krah ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh u padit për shpifje në Gjykatën e Prishtinës, nga kreu i qeverisë shqiptare, Rama. Në të njëjtëjn linjë të akuzave të Haradinajt, edhe Kryemadhi thotë se Rama ka tentuar të copëtojë Kosovën për llogari të Serbisë së Madhe.

"Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhtojë interesat e shqiptarëve. Edi Rama ka zgjedhur të tradhtojë Shqipërinë por të tradhtojë Kosovën. Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujërave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar,zotit Ramush Hajradinaj. Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb. Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.  Unë jam e bindur që Ramush Hajradinaj përballë këtij sharlatani antikombëtar nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë, se është lufta dhe shërbimet e tij ndaj shtetit të Kosovës, lirisë së saj, gjaku i derdhur për kombin shqiptar, që bëjnë diferencën e madhe, të pakrahasueshme midis të dyve. Por si shqiptare, si politikane e ndjej për detyrë të jem krah Ramushit dhe përballë anti shqiptarit Edi Rama", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Partia Socialiste interesat nuk i ka për qytetarët por për klientët oligarkë dhe të krimit të orgnaizuar sipas saj, me qëndrime anti-kombëtare.

"Taksat e rritura pambarimisht, çmimet e papërballueshme të mallrave që ofron shteti si uji, energjia elektrike apo shërbimi shëndetësor, po rëndojnë gjithnjë e më shumë qytetarët, biznesin e vogël dhe të mesëm, fermerët apo profesionistët e lirë. Në aspektin kombëtar këto politika janë jo vetëm në shërbim të oligarkëve por janë thellësisht antikombëtare që po sjellin emigrimin masiv, shpopullimin e Shqipërisë dhe errësimin e perspektivës për të rinjtë,ndaj sot Opozita është e gjitha e bashkuar. Bashkë me ne janë edhe socialistët e thjeshtë, që vuajnë njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit, këtë politikë të mbrapshtë. Politikat e saj ekonomike po sjellin sot varfërimin e shtresave të pambrojtura, shtimin e papunësisë dhe mungesën e prespektivës. Ata po mbyllin hapësirat ekonomike për konkurrencën e lirë. Administratën e kanë kthyer në një detashment politik, ku konkurset për vendin e punës, janë kthyer benefite për anëtarët e sektit dhe jo për ata që e meritojnë", tha kryetarja e LSI.

Në fund, Kryemadhi tha se dyert e LSI-së janë të hapura, dhe i bëri ftesë, mjekëve të rinj, ekonomistëve të rinj të bëhen pjesë e partisë duke shtuar se "fuqia e LSI qëndruar dhe qëndron gjithmonë tek bashkimi".

"Të hapim dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Duke çliruar ekonominë, duke angazhuar këta ekonomistë të rinj, duke angazhuar djemtë dhe vajzat tanë, të cilët kanë dëshirë për ta bërë Shqipërinë, një vend i Bashkimit Europian, atëherë afrohuni në LSI, bëhuni pjesë e saj dhe ndryshoni këtë realitet kriminal dhe anti biznes për Shqipërinë që ka instaluar Rilindja", përfundoi kryetarja e LSI.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 26/03/2021 03:06

    mona surrat kali kur do te vij dita te shkosh vete ne biruce per gjithe te keqijat qe i ke sjell Shqiperise ti dhe like injoranti dhe kokemadhi, salqeni, lulka e te tjere dhe te merrni denimin e merituar. Nje njeri i ndershem nuk ben si ti o bushter

    Përgjigju
  • robi: 18/01/2020 15:17

    Sheh endrra me sy hapur Nafije apo Naqije, apo Nagjije dybeku i leshelise se u be deti kos dhe ajo me deputete floriri do marre gjysmen e qeverise si dikur ne te ndjerin Dritan priftin qe i futen veremin. Koha jote e pushtetit ka mbaruar nje here e mire. Je femra me e urryer per shqiptaret, cizmja te doli perhundesh, ngele rrugeve te Tiranes me shpellaret e unazes dhe sharebajgat e haremit veror te Jales.

    Përgjigju
  • Dajana: 18/01/2020 15:14

    NAFIJE DYBEKU I LESHITLIKES PER LESH BUBI DO SHKONI NE VOTIME,,,EDHE MIZA NE BYTHE TE KALIT THOTE JAM MIRE KETU,,,RRI KOT DHE HA MUT GJITHE DITEN,,KJO ESHTE LSI...

    Përgjigju
  • Raul: 18/01/2020 14:19

    Nafije dybeku i leshitlikes kishte shkuar ne Korce sot me sharebajgat nga Tirana per td mbushur sallen se e kane braktisur gjithe militante. Ne fund ajo u mesoi atyre si tundet dybeku qysh ne moshen 15 vjecare.

    Përgjigju
    • Tosi: 19/01/2020 10:52

      Emri me kuptimplote qe i ka vene populli kesaj fallxhoreje eshte Nafije Dybeku i leshelise

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici