TIRANË- Nga Durrësi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se sfida e kësaj force politike është ndarja e politikës nga krimi, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, ai ka "kapur" Durrësi, por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë, por që shprehet e bindur se Shqipërisë do i rikthehet shkëlqimi pas 25 prillit, që përkon me zgjedhjet e ardshme.
"Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë", tha kryetarja e LSI.
Ajo është shprehur e bindur se në këtë qytet LSI-ja do të jetë forcë e parë.
" Kështu që unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë", tha Kryemadhi.
Deklarata e plotë
Detyra jonë dhe jo vetëm detyra, por edhe vizioni që LSI ka, nuk është thjesht angazhimi juaj, por është krijimi i një vizioni dhe i një plani konkret për t’i rikthyer Durrësin qytetarëve të Durrësit, për ta shkëputur dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi, nga baltosja e të gjithë misionit në qytetin e Durrësit, një nga qytetet që për hir të së vërtetës sot ka më shumë rëndësi se sa qyteti i Tiranës, për shkak të pozicionit të tij, për shkak të influencës që ka jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe për shkak të influencës që ka në ekonominë shqiptare e në krijimin e vendeve të reja të punës, i cili sot është uzurpuar, është grabitur nga një grup njerëzish që jo vetëm ka krijuar një situatë ekonomike dhe një situatë dhe ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët e qytetit të Durrësit. Kjo situatë tjetërsohet dhe zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë.
Dëshiroj që nëpërmjet këtij takimi të krijojmë dhe të ndezim motorët në maksimum për t’u shpërndarë në çdo qendër votimi për të krijuar atë që është e domosdoshme jo thjesht suportin politik dhe votën për LSI, por për të krijuar bindjen te çdo qytetar që Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia e të gjithëve, Durrësi është shtëpia e durrsakëve. Por jo vetëm e durrsakëve, por edhe i burrave dhe grave që kanë lëvizur nga qytetet e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të qenë më pranë shkollës për fëmijët e tyre, për të qenë më pranë shëndetit për fëmijët e tyre, atë të cilën çdo ditë e më shumë po i pakësohet shqiptarëve. Krijimi i një hapësire dhe atë çfarë kemi diskutuar dhe me Enon apo edhe me shumë të tjerë, krijimin e një vizioni dhe një plani të zhvillimit ekonomik të Durrësit. Jo thjesht zhvillim politik por krijimin e një zhvillimi ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës për durrsakët, krijimin e bizneseve të reja, krijimin e hapësirave që të zhvillohet Durrësi nga durrsakët dhe banorët e tij. Të ketë mundësinë e zhvillimit e ekonomisë për të gjithë këtë vijë bregdetare, që është një nga vijat bregdetare me të gjata të çdo qyteti bregdetar, ku ka portin më të madh, i cili krijon mundësinë e punësimit për shumë njerëz. Jo vetëm të punësimit por edhe të zhvillimit të ekonomisë e kështu me radhë, të gjitha vijnë njëra pas tjetrës.
Universiteti në qytetin e Durrësit është një nga pikat kryesore të përfshirjes së studentëve në jetën politike. Jo thjeshtë për të qenë anëtarë të jetës politike por për të qenë vendimmarrës, për të marrë fatet e tyre në dorë. Ashtu si maturantët të cilët sot marxhinalizohen apo intimidohen nga mësuesit me presione politike, atë që kërkojmë ne ta zhbëjmë dhe për të rikthyer një arsim cilësor në mënyrë për të garantuar tregun e punës nesër për fëmijët e shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë, nga Durrësi dhe e gjithë Shqipëria ne kemi nevojë për përfshirje sa më të madhe të intelektualëve, të profesionistëve, jo thjesht për t’i pasur pjesë të fasadës politike, por për t’i pasur pjesë të vendimmarrjes, për t’i pasur pjesë në zhvillimin dhe në përfshirjen e të gjithë strukturës politike. Për të qenë pjesë e hartimit të politikave të qeverisjes nesër, të Parlamentit, të pushtetit vendor e kështu me radhë. Ne sot mendojmë që Durrësi ka nevojë për një fytyrë të re, ka nevojë për angazhimin e një ekipi të jashtëzakonshëm qytetar që ka vlera dhe që dashje pa dashje llumi dhe balta i ka mbuluar por qe erdhi koha dhe shiu i madh do ti lajë njëra pas tjetrës.
Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë.
Unë ju uroj suksese të gjithëve dhe mendoj se ky është takimi ynë i parë organizativ, por takime të tjera me radhë do të vazhdojnë, ku do të shtrihemi në çdo cep, jo vetëm në bashkinë e Durrësit të qytetit, por edhe në komuna e kështu me radhë në të gjithë Qarkun e Durrësit.
Jam e bindur që gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit, kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, po kështu një garë shumë të madhe me grupin e Fierit. Është një garë e cila është për të mirë, për pozitivitet, është garë idesh, nuk është garë votash. Është garë idesh për t’iu ofruar qytetarëve dhe më shumë të rinjve dhe të rejave mundësi të cilat u janë mohuar në këto vite, sepse ajo që është sot shumë më e rëndësishme, është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, e cila është më e rëndësishme se e ardhmja politike e kujtdo politikani qoftë ky, duke filluar nga kryeministri ynë i degraduar me qenë se ka merakun e LSI-së, për të vazhduar me gjithë shpurën e tij.
Kështu që unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë.
Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezent, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve".
Po morret ju me shume se 3 mije vota ne Durres m'i keput duart mua, edhe pse Likja takon subjektet e OFL-se mbi apo nen ure. Zhgarravine.
PërgjigjuTe jesh e sigurt,monalike. Leshtelikes force e pare
PërgjigjuPopulli i Durresit e di mire cfare beri ministri i leshelise me kodren ne currila. 1.5 miliard leke investime ne koder iken per lesh. Kjo eshte cizme particka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute. Kesaj Nafije dybekut te leshitlikes bashke me bajamet ja paskan hequr dhe trurin se flet mrroklla, flet percart, do dale thote force e pare, pika ,po more 1 deputet je mire moj sharebajge, gruaja me gojepiset e planetit,femra me e urryer e shqiptareve. Shko rregullo koder currilen njehere se leket i more pastaj hajde ne Durres.
PërgjigjuPo nuk i ktheve popullit te Durresit leket qe grabitet me invstimin e kote ne koder Currila vetem per te mbushur thesin e Nafije dybekut mos ju afro Durresit se nuk mer asnje vote moj sharebajge e neveritur,vjen dhe ben dhe garipen ketu. Si ke fytyre jane harxhuar 1.5 miliard leke ne Currila dhe kodra sot eshte me keq se ishte para investimit dhe gjithe balta perfundon ne rruge . Dhe rruga e ndertuar perfundoi ne det. Dhe ke surrat dhe na flet per korrupsion . Ju jeni forca me destruktive ne Shqiperi, jeni kanceri i politikes shqiptare qe skeni bere asgje per kete popull vetem se e keni vjedhur deri ne palce si me rrugen Elbasan Tirane qe diten qe po iknit nga zyrat pasi kishit rene nga pushteti ne 2017, Ministri juaj i pandehur i xhiroi kompanise Aktor 44 milion euro. Ne cilin vend te botes ky minister nuk do ishte pas hekurave, por do vije dita qe SPAKU do e therrase. Dhe rruga Elbasan Tirane ngeli rrugeve dhe e ndertoi Gjigandi Edi Rama qe ecen e i sigurte drejt manadatit te trete ndersa Nafije dybeku e sigurte drejt daljes nga skena politike si gruaja me gojepiset e planetit dhe femra me e urryer ne shqiperi. Shkofsh ne ferr bashke me sharebajgat e tua se dhe trurin ta paskan hequr dhe jo vetem bajamet se flet vetem mrroklla ne delir te plote. Thua do dal force e pare kur mbeshtetja per lesheline nga sondazhi i gazetes Dita e nxjer lesheline me 0.01% mbeshtetje. I shkofsh prapa Kejdi dhembcakalles trularaskes ,krenarise se leshitdhise.
Sa here shfaqet kjo, kruani hallatet!
PërgjigjuNuk I thyen dot asgje Rames....vetem i ngrihet me shume. Per ty dhe Bashen qendron ne pushtet sa te jete gjalle. Ju nuk dini arithmetike, jo me te beni politike. Eshte mire te rrini edhe 8 vjet te tjera ne opozite, per te mesuar qe te mos digjni dhe shkaterroni vendin sic keni bere keto 30 vite.
... por sa e shohim na ulet