Tirane- Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK. Ajo ankimoi vendimin për sekuestron e 2 vilave tek Kodra e Diellit.
E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga presidenti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën para SPAK.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë që sot është dita që duhet të paraqitet në SPAK në kuadër të zbatimit të vendimit të dhënë nga GJKKO ‘detyrim me paraqitje’
Dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe me firmë të Gjykatës së Posaçme më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në arrest me burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"