Kryemadhi- ministres së Financave: Mos e paguani më kontratën e inceneratorit të Tiranës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri thirrje ministres së Financave që të bllokojë kontratën për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj kështu do t’u kursehen 80 mijë dollarë në ditë xhepave të shqiptarëve.

“Mjafton të pyesësh bizneset shqiptarë që kanë çdo javë hetimin tatimor që ju kontrollon dokumentet dhe çmimet e tyre, me kripë, vaj, e çimento, por hetimi tatimor s’ka zbarkuar. Se po të kishte zbarkuar do të kishim një vendim për të denoncuar në prokurori. Këto kompani kanë faturuar në inceneratorin e Fierit. Çfarë veprimesh keni marrë ju? Ju i keni konstatuar këto kompani, por buxheti i shtetit, qeveria juaj ka paguar këto kompani fiktive deri ne 2020. A e dini ju zonja ministre që Klodian Zoto ka qenë nënkontraktor i këtyre 3 kompanive dhe ka kryer evazion fiskal për 30 mln dollarë. Regjia tregon këtë evazion. Kujt i ka dhënë këto fatura fiktive? Ose më saktë cilat kompani kanë bërë zgjedhje fiktive apo blerje fiktive? Ministrja e di mirë se përfituesit janë kompanitë e inceneratorëve ato që kanë përfituar nga punët publike. Janë para të cilat çdo ditë e më shumë bien mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ky është një tjetër krim që vazhdon të investohet nga qeveria shqiptare. Ndjej dhembshuri për ministren kur thotë se kjo është çështje e SPAK. Qeveria e Ramës po bën fajtor SPAK mos hetim. Ajo po akuzon prokurorinë dhe prokurorinë e Posaçme që vazhdojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës. Do i bëja thirrje ministres së Financave që mos të paguajë më këtë kontratë korruptive. Nëse ka vullnet, të çojë pezullimin e kontratës në gjykatë me inceneratorin e Tiranës, për të vetmen arsye, sepse po të verifikojë se investimi prej 128 mln euro nuk është në landifllin e Sharrës, është e thjeshtë që t’i kursejmë 80 mijë dollarë në ditë shqiptarëve. le të shërbejnë këto para për qytetarët, për uljen e taksave, për karburantin, për arsimin, për bizneset që të kenë mundësi të ecin para. Kontrollojeni dhe një herë zonja ministre deklaratën tua. se është në panik dhe frikë. Jeni në kundërshtim me deklaratat e qeverisë suaj, jeni duke akuzuar nga goja e ministrisë së Financave prokurorinë. Pres të di se kush është fajtori, SPAK apo qeveria shqiptare që merr para dhe ia paguan këtyre bizneseve.”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Denoncimi i LSI për evazionin fiskal, ministrja: Faktet diheshin, i kemi zbuluar ne dhe i kemi kallëzuar në 2018! Kryemadhi: Ishit në dijeni dhe i paguat deri në 2020


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve