Denoncimi i LSI për evazionin fiskal, ministrja: Faktet diheshin, i kemi zbuluar ne dhe i kemi kallëzuar në 2018! Kryemadhi: Ishit në dijeni dhe i paguat deri në 2020

Pas denoncimeve publike të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për një skemë të evazionit fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani, që sipas saj kanë lidhj me Inceneratorin e Tiranës, ka ardhur reagimi i ministres së Financave Delina Ibrahimaj.

Ibrahimajt tha në një konferencë për mediat se asgjë nga faktet e nxjerra nuk është e re pasi janë zbuluar dhe kallëzuar nga vetë administrata Tatimore, ku nënvizoi se nga viti 2018 janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat pas denoncimit të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për evazion fiskal në lidhje me inceneratorët. Sipas Ibrahimajt janë 20 subjekte fiktive janë dënuar. Ibrahimaj foli ne lidhje me dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit që lidhje me pastrim parash, ku tha se janë referuar 20 subjekte, e bashkë me to 24 individë, të cilët janë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit.

Sipas ministres Ibrahimaj, për rastin konkret janë 20 subjekte fiktive që janë dënuar me 35 vite, ndërsa shton se administrata tatimore ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimin. Sa i përket çështjes së inceneratorëve, ministrja tha se nënkontraktorë dhe kompani të lidhura me inceneratorët, janë në proces hetimi dhe ende nuk janë dërguar në Gjykatë dhe se nuk mund të shprehet për të gjithë listën e kompanive se janë procedura sekrete që i takojnë prokurorisë së Tiranës.

‘Zhurma e madhe e ditëve të fundit e krijuar në kuadër të një lufte, në vigjilje të një proteste të lajmëruar, e cila nxit zhvillimin e një revolucioni imagjinar. Asgjë nga faktet e nxjerra ditët e fundit nuk është e re. Te gjitha faktet lidhen me procese te kryera vite me pare nga Administrata Tatimore. Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skeme mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashke me to 24 individë përgjëgjes për krijimin e këtyre skemave te mashtrimit.

Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së. Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanitë që i shisnin këtyre subjekteve përfitonin duke shkarkuar inventaret e tyre pranë subjekteve bashke me TVSH ndërkohe qe subjektet fiktive i shisnin kompanive blerese produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.

Këto nuk janë dukuri te reja e nuk janë dukuri shqiptare, por të përhapura në gjithë vendet e botës që në Shqipëri kanë filluar të shumohen pas vitit 2012. Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kane qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë.

Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë përfunduar me një vendim gjykatë. Një pjesë janë ende nën hetim. Për rastin konkret 20 subjektet fiktive janë dënuar me 35 vite. Ndër vite që nga 2018 dhe sot, administrata tatimore ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimin. Kjo skemë është në ndjekje që prej vitit 2018, të gjitha institucionet janë në gadishmëri para drejtësisë, me qëllim zbardhjen e dhe gjykimin e personave të përfshirë në këto skema. Ne jemi këtu që të bëjmë të gjithë procedurat në ndihmë të drejtësisë, pasi  nuk duam që këto raste të përsëriten.

Gjithashtu, në bashkepunim më ambasadën britanike, është vendosur një sistem i cili nuk përdor vetëm të dhenat e administratës tatimore por kombinon informacionin e gjetur në institucione të ndryshme, me qëllim identifikimin potencial të skemave të evazionit të ngjashme me këtë.

Bashkë me to kemi referuar edhe blerësit dhe shitësit dhe jo të gjithë janë evazor, por s’na takon ne, por prokurorisë. Ne kemi 378 shitës 197 blerës, pra një numër i madh subjektesh, prandaj prokuroria ende nuk e ka mbyllur, pjesë kanë qenë edhe nënkontraktorë dhe kompani të lidhura me inceneratorët, por janë në proces hetimi dhe ende nuk janë dërguar në Gjykatë, nuk mund të shprehem për të gjithë listën e kompanive se janë procedura sekrete që i takojnë prokurorisë së Tiranës, të gjithë administratat kanë furnizuar me informacion, prokurorinë e SPAK, sa herë është kërkuar.

Sa i përket punimeve të inceneratorit, ne jemi përgjegjës jo vetëm për koncesionet, por edhe për të ndjekur ecurinë e kontratave koncesionare, sa i përket Bashkisë së Tiranës, faza aktuale është në fazën e operimit dhe ndërtimit, punimet e përfunduara zënë ,ë pak se 20% dhe janë funksionale pajisjet e kapanonit të selektimit që është në punim e sipër",  tha Ibrahimaj.

Ndërkohë që për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, përgjigja e ministres Delina Ibrahimaj ngre dyshime të tjera për skemën e evazionit fiskal te inceneratorët. Në një reagim pas deklaratës së Ibrahimajt, Kryemadhi thotë se Ministria duhet të japë shpjegime përse pagesat vijonin për inceneratorët edhe pse skema e mashtrimit financiar ishte zbuluar. Kryemadhi akuzoi se ministrja e dinte që kompanitë janë falso, por qeveria nuk i ka kontrolluar magazinat e këtyre kompanive. Ajo i bëri thirrje ministres së Financave që të bllokojë kontratën për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj kështu do t’u kursehen 80 mijë dollarë në ditë xhepave të shqiptarëve.

Ka apo nuk ka lidhje me Inceneratorin e Tiranës, i mbetet Prokurorisë së Posaçme ta zbulojë, por denoncimi i bërë publik për herë të parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, nxjerr në pah një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar, bërë edhe në kurriz të disa pensionistëve shqiptarë. 24 kompani, që Kryemadhi i denoncoi me emra kanë leshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat. Në këto kushte, janë kthyer në borxhlinj ndaj Drejtorisë së Tatimeve, 189 milionë dollarë evazion fiskal, sipas denoncimit të LSI-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Kryemadhi- ministres së Financave: Mos e paguani më kontratën e inceneratorit të Tiranës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri thirrje ministres së Financave që të bllokojë kontratën për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj kështu do t’u kursehen 80 mijë dollarë në ditë xhepave të shqiptarëve.

“Mjafton të pyesësh bizneset shqiptarë që kanë çdo javë hetimin tatimor që ju kontrollon dokumentet dhe çmimet e tyre, me kripë, vaj, e çimento, por hetimi tatimor s’ka zbarkuar. Se po të kishte zbarkuar do të kishim një vendim për të denoncuar në prokurori. Këto kompani kanë faturuar në inceneratorin e Fierit. Çfarë veprimesh keni marrë ju? Ju i keni konstatuar këto kompani, por buxheti i shtetit, qeveria juaj ka paguar këto kompani fiktive deri ne 2020. A e dini ju zonja ministre që Klodian Zoto ka qenë nënkontraktor i këtyre 3 kompanive dhe ka kryer evazion fiskal për 30 mln dollarë. Regjia tregon këtë evazion. Kujt i ka dhënë këto fatura fiktive? Ose më saktë cilat kompani kanë bërë zgjedhje fiktive apo blerje fiktive? Ministrja e di mirë se përfituesit janë kompanitë e inceneratorëve ato që kanë përfituar nga punët publike. Janë para të cilat çdo ditë e më shumë bien mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ky është një tjetër krim që vazhdon të investohet nga qeveria shqiptare. Ndjej dhembshuri për ministren kur thotë se kjo është çështje e SPAK. Qeveria e Ramës po bën fajtor SPAK mos hetim. Ajo po akuzon prokurorinë dhe prokurorinë e Posaçme që vazhdojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës. Do i bëja thirrje ministres së Financave që mos të paguajë më këtë kontratë korruptive. Nëse ka vullnet, të çojë pezullimin e kontratës në gjykatë me inceneratorin e Tiranës, për të vetmen arsye, sepse po të verifikojë se investimi prej 128 mln euro nuk është në landifllin e Sharrës, është e thjeshtë që t’i kursejmë 80 mijë dollarë në ditë shqiptarëve. le të shërbejnë këto para për qytetarët, për uljen e taksave, për karburantin, për arsimin, për bizneset që të kenë mundësi të ecin para. Kontrollojeni dhe një herë zonja ministre deklaratën tua. se është në panik dhe frikë. Jeni në kundërshtim me deklaratat e qeverisë suaj, jeni duke akuzuar nga goja e ministrisë së Financave prokurorinë. Pres të di se kush është fajtori, SPAK apo qeveria shqiptare që merr para dhe ia paguan këtyre bizneseve.”, tha Kryemadhi.

Ora 15:33
Kryemadhi i përgjigjet ministres së Financave: E dinit që ishin kompani fiktive, por i paguat deri në vitin 2020

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, iu përgjigj ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Kryemadhi akuzoi se ministrja e dinte që kompanitë janë falso, por qeveria nuk i ka kontrolluar magazinat e këtyre kompanive.

“Ka një reagim pas kaq kohësh, por jam e bindur se në deklaratën e saj ka shumë luhatje. I kërkoj ministre të tregojë çfarë transparence është bërë në inceneratorin e Tiranës. Nuk është i realizuar dhe nëse jo, a mund të thotë ministria sa paguar deri tani. Këto 47 mln euro që janë paguar, për çfarë kanë shërbyer? Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se ç’bëhet me paratë e buxhetit. Unë e di mirë dhe s’ka nevojë të ma thotë ministrja se kompanitë që kam denoncuar janë falso, që nuk kanë mallra në magazinë dhe as njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar, në bazë të dokumentacionit që kemi, që këto kompani kanë shërbyer për të bërë gjithë evazionin fiskal. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Pyes unë sot ministren e Financave”, tha Kryemadhi.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 06/07/2022 16:07

    Ore qe kan vjedhur nuk ka diskutim. Po qe t besoj Moniken qe i dhimbsen shqiptaret nuk e besoj kurre… Kjo i denoncon se i vjen inat qe sishte ne pushtet ti vidhte kjo me Burin

    Përgjigju
  • Endri: 06/07/2022 16:03

    O kryekokemadhja, na trego si i behet per nje vend pune me rroge si e vellait tend ;-). Hajduter ordinere jeni te gjithe por fajin e kemi ne qe s'ju marrim te ghjitheve perpara

    Përgjigju
  • Redi: 06/07/2022 14:46

    Ju akoma nuk e kuptoni operacionin e "cunave dhe gocave te Rilindjes". Nga ligji per ineciatoret dhe ne vijim, te gjitha veprimet u kryen ndermjet firmave fantazme, qeverise, QKB, Tatime, polici dhe prokurori per tu "mbyllur" si cikel nga Gjykata. Tatimet nuk ishin thjesht ne dijeni. Kryecuni i Tatimeve me vile ne Londer bashke me Zotot @Co i krijuan se bashku keto skema dhe madje cuan ne gjykim penal ca koka turku, qe per ca para nuk e kane per gje te bejne jo nje por pese vjet burg. Qe ata nuk bene asnje dite. A nuk e kuptoni qe pergjigjia qe sot jep rilindja dhe media e saj bashke me "cunin e bashkise" apo "gocen e ministrise" jane qe "edhe nese ka patur, u kapen, hetuan dhe denuan". Pra ca "problemi" ka ketu? Problemi i vetem jane 200 mil euro qe u zhvaten jane taksa te qytetareve shqiptare te cilat u transferuan me shpejtesi nga thesari i shtetit pasi u kofirmuan si legale nga qeveria dhe tatimet. Ky skandal eshte mema e skandaleve deri tani sepse integron korrupsionin ne formen e kapjes se shtetit: pra ligje, vendime te iniciuara per te zhvatur; falsifikim dhe mashtrim financiar; shperdorim detyre; pengim te hetimit; perdorim te paligjshem te sistemeve shteterore te te dhenave; kryerje te krimeve te ndryshme per te mbuluar krimin e zhvatjes; e me tutje intimidim me pateonazhiste te zgjedhesve, survejim te paligjshem, perdorim paautorizim te te dhenave personale; shperdorim detyre nga organet e hetimit per mos veprim, pra mos hetim te plote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia