Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se televizioni i familjes Berisha, Syri TV ushtron aktivitetin në ambientet e saj, pa paguar asnjë qira.

Gjatë një interviste me gazetaren Nisida Tufa, ajo theksoi se edhe studioja ku moderon Çim Peka, ku dhe Ilir Meta njoftoi divorcin me Kryemadhin është në pronësi të saj.

“Edhe Syri Television është në ambientet e mia, është i zhvilluar aty dhe nuk paguan qira, për hir të së vërtetës. Madje, në studion e Çim Pekës, që është pronë e imja me tapi, u zhvillua edhe emisioni ku Ilir Meta bëri publik divorcin,” tha Kryemadhi ndër të tjera.