TIRANË- Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Nait Hasani. Kryetarja e LSI i ka uruar suksese Hasanit në misionin e tij në Tiranë dhe siguroi mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjëra në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.
Gjatë takimit, Kryemadhi ka ironizuar minishengenin Ballkanin, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të nisë fillimisht mes Kosovë- Shqipëri, për t'u shtrirë më pas në rajon.
"Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”.
Ajo u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.
Kryefshatarja
PërgjigjuTani Nafije dybeku do beje nje vizite ne Kosove per tu mesuar kosovareve si tundet dybeku qysh ne moshen 15 vjecare.
PërgjigjuEshte elodhun nga perdirimi eshte shkaperdhyer