TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Presidentin George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm tē Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella. Kryemadhi u shpreh se reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës.
LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore. Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës.
Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit
Monika Kryemadhi
Komento