Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kandidatët e LSI-së sipas saj po përgjohen prej muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Kryemadhi tha se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues.
‘Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës. U kemi gjetur edhe përgjuesit ambientalë në ambientet tona, i kemi lënë aty. Janë në kat të dytë, në cepin te kati i parë. Se janë edhe shumë të trashë, janë pa shkollë.’- tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
‘Zihemi e shahemi’, Kryemadhi pranon sherrin me bashkëshortin: Metës bëra ‘bllok’ në telefon! Basha ka ndërmjetësuar për të na pajtuar











