‘Zihemi e shahemi’, Kryemadhi pranon sherrin me bashkëshortin: Metës bëra ‘bllok’ në telefon! Basha ka ndërmjetësuar për të na pajtuar

‘Zihemi e shahemi’, Kryemadhi pranon sherrin me bashkëshortin: Metës bëra ‘bllok’ në telefon! Basha ka ndërmjetësuar për të na pajtuar

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika Kryemadhi ka pranuar mbrëmjen e sotme se ajo ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj presidentin Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Kryemadhi tha se prej ditësh në telefonin e saj i kishte bërë ‘bllok’ Metës, pasi zihen me mesazhe ndërmjet tyre. Kryemadhi tha se për t’i pajtuar ka ndërmjetësuar vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Konfliktet dhe zënkat midis tyre, sipas Kryemadhit kanë qenë për çështjet politike.

‘Me Bashën pafund kemi folur! Jemi shumë në kontak. E meqe the herën e kaluar ‘a jemi zënë me Ilir Metën?’ Po jemi zënë! Ilir Meta ka qenë bllok në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe. Basha ka qenë ndërmjetësuesi për të na pajtuar. Zihemi për çështje zgjedhjesh, mendoj se çështja e zgjedhjeve të 25 prillit kërkon fokusim total të të gjithë institucioneve shtetërore. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte. 

Basha është pajtuesi i gjaqeve, sepse Zoti Basha është në unison me Ilir Metën në disa çështje, unë jam më agresive, më radikale se ata. Po të jetë puna për radikale! Ilir Meta e ka falur 7 herë Edi Ramën dhe unë se kam falur asnjëherë.’- tha Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
‘Nëse fitoni zgjedhjet a do ta rizgjidhni sërish Ilir Metën president?’, Kryemadhi përgjigjet menjëherë: Pse jo

1618952465_monaaa.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita e bashkuar do të fitojë 96 mandate për deputet. E pyetur nëse do ta rizgjidhnin sërish presidentin Ilir Meta në këtë pos, Kryemadhi u përgjigj menjëherë pse jo!.

Pyetje: Nëse do të fitoni dhe thoni se do të merrni 96 mandate, a do ta rizgjidhnit sërish Ilir Metën president?

Kryemadhi: Pse jo!

Ora 22:59
Kryemadhi: Të gjithë kandidatët e LSI-së përgjohen nga “Operacionalja” e Ministrisë së Brendshme, kemi gjetur edhe përgjues në zyrat tona

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kandidatët e LSI-së sipas saj po përgjohen prej muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Kryemadhi tha se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues.

‘Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës. U kemi gjetur edhe përgjuesit ambientalë në ambientet tona, i kemi lënë aty. Janë në kat të dytë, në cepin te kati i parë. Se janë edhe shumë të trashë, janë pa shkollë.’- tha Kryemadhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 21/04/2021 07:04

    President like injoranti e kokemadhi zgjedhur nga mona surrat kali ne biruce

    Përgjigju
  • kaso kosa: 21/04/2021 00:21

    SI NUK KENI TURP E DILNI NEPER SHQIPERI TI MONIKA DHE BURRI YT SHARLATAN,,, E KERKONI VOTAT E NJE POPULLI TE NDERSHEM QE PUNON NATE E DITE PER TE JETUAR ME DJERSE,,,KURSE JU MONIKA DHE BURRI YT I KENI BERE PARATE ME PARATE E VJEDHURA POPULLIT SHQIPTAR,,,JENI TE PAMORALSHEM,,,HAJDUTE E KRIMINELE ,,,DHE DO MBETENI TE URRYER DERISA TE VDISNI,,,POR DHE FEMIJET E JUAJ DO JENE TE URRYER NJESOJ SI JU.....

    Përgjigju
  • O tej: 20/04/2021 23:14

    Metmuti hajduti president?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura