Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryetarja e LSI shpreh solidaritet me të gjithë personat e prekur nga kjo fatkeqësi e dimensioneve të gjera, teksa i bën thirrje qeverisë të mos humbasë më kohë, por të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
"Jemi pranë të gjitha familjeve, të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë. Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.
Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur. Koha nuk pret! Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!", shkruan Kryemadhi.










