Kryemadhi: Unë kam pastruar rrugë në politikë! Bashën e bëri Meta kandidat dhe fitues të Bashkisë Tiranë

Monika Kryemadhi tha për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV se gjithmonë u ka hapur rrugën të tjerëve duke bërë kështu rolin e ‘pastrueses’. Lidhur me zgjedhjet e vitit 2011, ku Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak, Kryemadhi tha se kjo ndodhi pas insistimit të Metës dhe LSI-së mbi PD-në, që të kandidonte Basha. Pasi nëse Berisha nxirrte një kandidat tjetër, në garë do të përfshihej edhe ajo nën siglën e LSI.

“Unë në shumicën e karrierës time kam qenë pastruesja dhe kam hapur rrugën për shumë njerëz të tjerë për të ecur përpara, në kuptimin e mirë të fjalës. Ia kam hapur rrugën edhe Edi Ramës edhe Lulzim Bashës për kryetar bashkie të Tiranës në 2011. Se donin të tjerë nga PD në atë kohë të kandidonin dhe thamë atëherë po vejmë Monika Kryemadhin përballë Lulzim Bashës që të kandidojë. Dhe ka insistuar edhe Ilir Meta, edhe LSI-ja, që të kandidonte patjetër Basha. Se pa LSI-në nuk dilte Lulzim Basha kryetar bashkie. Edhe kur është bërë Edi Rama kryebashkiak, në vitin 2000, Ilir Meta e ka propozuar sepse Fatos Nano nuk e pranonte. Dëmi që Lulzim Basha dhe grupi i shtojzovalleve të veta që ndriçojnë vetëm një pjesë të errët të pyllit ku jeton ai, e dëmtuan LSI-në. Por kush i ka rënë në qafë LSI-së nuk e ka të gjatë shumë” – tha Kryemadhi për Report TV.


Lajmi kryesor:

SPAK hetoi Dvoranin se e kërkoi Meta, Kryemadhi-Ramës: Na vinin fotot e Dvoranit në Monaco, kur ai thoshte jam sëmurë! Zgjedhja e presidentit fasadë


SI.E./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve