TIRANË- Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.
Kryemadhi kritikoi edhe grupin parlamentar të PS-së dhe Qeverine teksa tha se përbërjen e kësaj të fundit nuk e lidh asgjë me socialistët. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ajo hodhi akuza të rënda për Erion Veliajn dhe Edi Ramën duke aluduar për një luftë mes tyre.
Kryetarja e LSI tha se Veliaj dhe Rama janë bashkë në aferat e inveneratorëve, por sipas saj kryebashkiaku i Tiranës sot drejton fijet e dikurshme të Saimir Tahirit.
“Sa i përket çështjes së presidentit, kush mendon se ka një proces serioz, bëhet qesharak. Sot Kushtetuta ia lejon mazhorancës ta zgjedhë me 71 vota. Nëse mazhoranca do të kishte vullnet për të mos ezgjedhur në mënyrë të nëjanshme, le t’ia jepte popullit ta zgjidhte me referendum. Për mua neveria më e madhe është përdorimi I një grupi deputetësh, disa për karrierë apo për të qenë peng I Edi Ramës, duke u bërë fasadë dhe për të noterizuar aktet e paligjshme të Ramës.
Ne kemi sot një strukturë parlamentare ku deputetët e PS janë në rresht për një dhe nuk kanë integritetin dhe guximin për të kundërshtuar kryeministrin. Ju e mbani mend kur i kanë hëdhur dekrete poshtë zotit Nano apo Meta qoftë edhe për emra ministrash. Po të shohësh, nuk ka asnjë lidhjes mes Partisë Socialiste dhe Qeverisë. Pra e gjitha është kthyer në një farsë.
Sot shembulli që mund të kundërshtojë Edi Ramënë është Erion Veliaj. Sot Veliaj drejton të gjitha fijet e prera të Saimir Tahirit dikur. Qoftë për sipërfaqet e ndërtimit e të tjera” – tha Monika Kryemadhi për ‘Report TV’.
Monika Kryemadhi tha për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV se gjithmonë u ka hapur rrugën të tjerëve duke bërë kështu rolin e ‘pastrueses’. Lidhur me zgjedhjet e vitit 2011, ku Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak, Kryemadhi tha se kjo ndodhi pas insistimit të Metës dhe LSI-së mbi PD-në, që të kandidonte Basha. Pasi nëse Berisha nxirrte një kandidat tjetër, në garë do të përfshihej edhe ajo nën siglën e LSI.
“Unë në shumicën e karrierës time kam qenë pastruesja dhe kam hapur rrugën për shumë njerëz të tjerë për të ecur përpara, në kuptimin e mirë të fjalës. Ia kam hapur rrugën edhe Edi Ramës edhe Lulzim Bashës për kryetar bashkie të Tiranës në 2011. Se donin të tjerë nga PD në atë kohë të kandidonin dhe thamë atëherë po vejmë Monika Kryemadhin përballë Lulzim Bashës që të kandidojë. Dhe ka insistuar edhe Ilir Meta, edhe LSI-ja, që të kandidonte patjetër Basha. Se pa LSI-në nuk dilte Lulzim Basha kryetar bashkie. Edhe kur është bërë Edi Rama kryebashkiak, në vitin 2000, Ilir Meta e ka propozuar sepse Fatos Nano nuk e pranonte. Dëmi që Lulzim Basha dhe grupi i shtojzovalleve të veta që ndriçojnë vetëm një pjesë të errët të pyllit ku jeton ai, e dëmtuan LSI-në. Por kush i ka rënë në qafë LSI-së nuk e ka të gjatë shumë” – tha Kryemadhi për Report TV.
Pak ditë pasi kryeministri Rama kërkoi hetimin e Ilir Metës nga SPAK dhe mori në mbrojtje rastin e Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi nga bashkëshortja e Presidentit. E ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se Meta është i vetmi politikan që është përballur me drejtësinë në çdo qeverisje dhe i ka fituar të gjitha betejat.
“Deklarata e Ramës më bën të qesh sepse nëse ka një njeri që është përballur gjithmonë me drejtësinë, ai ka qenë Ilir Meta. Madje Ilir Metës iu hoq imuniteti që në vitin 1992 vetëm pse doli në mbrojtje të fabrikës së Poliçanit. Pastaj është përballja me Dritan Priftin. Meta është i vetmi deputet që është gjykuar në Themel dhe nuk i është shmangur procesit as me raporte mjekësore e as me imunitete.
Mos harroni që doli i pafajshëm 5 me 0 dhe relator ishte Ardian Dvorani. Ky thoshte jam sëmurë, dhe na sillnin fotografi ku ishte në Monaco. Shkuan deri atje sa kërkonin dëftesat e shokëve të Ilir Metës në gjimnazin në Lushnje.
Dy herë e çuan në Venecia, pastaj me Gjykatën Kushtetuese me falsifikimin që bëri Etilda Gjonaj…
Ilir Meta kishte të drejtë për djegien e mandateve dhe kur thoshte se me një kec si Lulzim Basha nuk e mundni dot hienën Edi Rama” – tha Kryemadhi për ‘Kontrast’.
Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti.
O rraca e peshtire
PërgjigjuVrrome me plot kuptimin e fjales!Keni vjedhur floririn e shqiptareve,jeni kampione per vjedhje,fallsifikime e blerje te votave,jeni kapur me ze e figure per korrupsion dhe keni bere me SHPK=-ne tuaj demin me te madh te mundeshem ne politiken shqiptare.Sa per personalitet e besueshmeri ne publikun shqiptaqr=Zero!Presidenti me mizerabel i ketij vendi.Garipi i rrugeve te Tirones!njeriu i kulisave,qe arriti te bleje dhe anetaret e GJK dhe qe ka vene ne krye te SPAKUT njeriun e tij besnik.E vetmja aftesi e tij eshte rrenimi ne erresire e me parate e grabitura te cdo gjeje pozitive qe tentohet te behet ne kete vend!
PërgjigjuKur flet dhe kjo monstra qe eshte akuzuar se tregetonte cocaine duke perdorur dhe karrocen e femijeve,c'te thuash!Fytyra me e urryer e shqiptareve bashke me kryehajdutin,cmendallakun e saj me demek president!Kalin e Trojes ne politiken shqiptare!
Përgjigju