Kryemadhi: Veliaj në vështirësi, Rama nuk do ta rikandidojë për Tiranën!

Kryemadhi: Veliaj në vështirësi, Rama nuk do ta rikandidojë për Tiranën!

Monika Kryemadhi sot ne Report TV

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” deklaroi sot se për mendimin e saj Erion Veliaj nuk do të jetë kandidatura e Partisë Socialiste në zgjedhjet e reja lokale, pasi sipas saj ai e errëson fugurën e Edi Ramës dhe për këtë arsye, kryeministri nuk do t’ia ripropozojë atë sërish qytetarëve të kryeqytetit për ta votuar.

Në Tiranë, pse e diskriminoni pozitivisht Erion Veliaj, pra duke e mbështetur atë, ndryshe nga bashkitë e tjera?

LSI është me qytetarët, është me qytetarët dhe jo me individët. LSI do jetë shumë e kujdesshme me listat, do të vendosin strukturat e partisë qoftë me listat e këshilltarëve, qoftë të deputetëve. Listat do të jenë të organizuara nga strukturat jo vetëm në qarqe, por do t’i nënshtrohen edhe diskutimit në kryesi. Veliaj është vetë në një situatë shumë të vështirë sot, nëse do të jetë ai perosni që do të ndjeki gjurmët e Ramës, si kryetar i ardhshëm i PS dhe si kryeministër. Unë e shoh Veliajn në shumë vështirësi, sepse të qenit kryetar bashkie me një qeveri që të krijon mundësi shumë më të mëdha, do të jetë përballë një sfide shumë të madhe, duke parë problemet psikologjike që ka Rama me njerëzit që i bëjnë hije figurës së tij. Unë mendoj se Rama nuk do ta rikandidojë, sepse Veliaj e errëson fiugurnë e Ramës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës