Kryeministri Albin Kurti: Nëse e heq tarifën, Thaçi e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë

Kryeministri Albin Kurti: Nëse e heq tarifën, Thaçi e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për zëvendësimin e tarifës ndaj produkteve serbe me reciprocitet ndaj Serbisë.

Ai tha se me heqje të tarifës, Thaçi dhe Vuçiç do të mbyllin marrëveshjen me njëri tjetrin.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për nisje të dialogut. Kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme”, ka thënë Kurti.

“Unë jam i bindur që ka marrëveshje mes dy presidentëve dhe duan që unë të thyhem si kryeministër dhe të thyhet Qeveria, ashtu që nënshkruhet ajo. Edhe nëse vetëm 10 për qind të ishim të bindur që ka marrëveshje të gatshme, ne duhet të kishim kujdes, e unë jam i bindur që ka”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, edhe pas ndaljes së dialogut për shkak të tarifës “nuk janë ndalur negociatat sekrete mes Thacit e Vuciçit”

Ai ka kritikuar presidentin Hashim Thaci, që qëndroi disa ditë në Amerikë, dhe sipas Kryeministrit, nuk solli asnjë sukses nga ai qëndrim.

“Të shkosh në Amerikë disa ditë, të mos e takosh as të parin e shtetit, as të dytin, e të kthehesh pa marrëveshje politike, pa sjell asnjë investim ekonomik, kjo është debakël. Cfarë shpenzojmë ne më këso Presidenti që sjell këso dështimesh” , ka thënë Kurti.

Kryeministri thotë se ai nuk është antiamerikan, por deklaratat e Presidentit Thaci janë antievropiane.

“Unë nuk jam antiamerikan, jam kundër antiamerikanëve, por Presidenti Thaci është antievropian. Unë jam edhe proamerikan edhe proevropian. Unë besoj në lidhjen transatlantike. Unë jam i gatshëm që të shkonë në Uashington DC dhe t’i diskutojmë të gjithë cështjet. Kemi nevojë për një proces të pranueshëm për SHBA’në, BE’në dhe rajonin”, u shpreh Kurti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 11/03/2020 18:40

    Thaqi është pro rus dhe pro serb...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital