Kryeministri Albin Kurti: U tentua grusht shteti. S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër

Kryeministri Albin Kurti: U tentua grusht shteti. S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në Kuvend se javën që shkoi u tentua grusht-shteti.

“Para një javë ka pasur një tentativë për grusht shteti por ne e kemi ndalur”- tha Kurti duke iu referuar propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, për të cilën tha se është tejet e rëndësishme që ajo nuk ndodhi.

“Për mua është shumë më e rëndësishme që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, ku e bëjnë presidentin mbret si monarki feudalësh, se sa të m’i hiqni mua kompetencat. Unë nuk e derivoj as integritetin, as dinjitetin, as jetën dhe qenien time nga kjo karrige këtu. Fare. Nuk jam si kryeministrat e tjerë unë. Kjo karrige është në funksion të diçkaje tjeter. Sa të ketë popull gjallë do të ketë rezistencë ndaj të këqijave”.

Kryeministri Albin Kurti tha se në prapavijë të gjithë kësaj situate politike të krijuar së fundmi fshihet marrëveshja për shkëmbimin e territorit.

Kreu i Qeverisë deklaroi se sa është ai në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve. Ai tha se nuk do të ketë marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbërtën e as në të kuqen.

“Për bindjen time motori i nxitimit për të patur një marrëveshjë përfundimtare me Serbinë nuk ka të bëjë fare as me ministrin e LDK që shkarkova dhe  as me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial kërkon rrëzimin e qeverisë, por pazar me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet” – tha Albin Kurti.

Sot në orën 11:00 ka filluar të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që është partner i Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri.

Ngritja e mocionit erdhi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Agim Veliu dhe siç është thënë mos heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës/ Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm. Albin Kurti: U tentua grusht shteti


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja