Kryeministri belg Aleksandër De Croo ka mbërritur në Tiranë për samitin e BE. Në fjalën e tij para mediave De Croo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë por kanë ende punë përpara për të bërë.
Ai foli edhe për Rusinë, ku theksoi se po përpiqet të destabilizojë jo vetëm Ballkanin por edhe BE. De Croo tha se bashkimi i BE -së dhe Ballkanit është përgjigja më e mirë që mund ti jepet Rusisë.
"Flas për Ballkanin Perëndimor. Ka përparim, ka ambicie që ky përparim të ecë më shpejt, por nuk ka rrugë të shkurtër. Ka një punë të jashtëzakonshme për tu bërë. Moment si ky i sotmi duhet të tregojë se kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka progres në këto vende. Mendoj se duhet folur për progresin dhe atë që duhet bërë. Më lini t’iu them që ka shumë harmonizim mes vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor, sa i takon politikës së jashtme. Harmonizim në politikën e vizave edhe në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.
Në një fushë si migracioni duhet një dialog konstant dhe samiti të tilla janë të rëndësishme për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të harmonizuar. Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm këtë rajon por edhe në BE. Uniteti është diçka që e shqetëson Rusinë. Diçka që e shqetëson Rusinë që përpiqet të destabilizojë. Përgjigjja jonë mund të jetë që bashkimi ynë është më i fortë se kurrë.
Ka një përparim të dukshëm dhe ka një përgjigje nga BE për sinjalet që i janë përçuar Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky është një proces administrativ me reforma që janë të vështira dhe nuk mund ti bie shkurt. Ka edhe një proces politik. Jemi të vetëdijshëm që duhet të ruani momentin politik. Është roli ynë ti ndihmojmë vendet ta ruajnë rolin politik", tha ai.
Lajmi kryesor:
PËRMBLEDHJE/ Çfarë ndodhi në Samit, Rama 2 orë pritje, s’mungojnë motivet tradicionale! TË GJITHA marrëveshjet e nënshkruara! BE: Ballkani Perëndimor, pjesë e jona
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
35.2%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Roland Qafoku: Tirana e 3 samiteve brenda 135 ditëve/ Çfarë përfitoi Shqipëria?
4 Mars, 21:34
-
Tirana e tre samiteve brenda 135 ditëve! Çfarë përfitoi Shqipëria?
4 Mars, 10:02
-
Mungoi në samitin në Tiranë, deputeti i PDK-së: Kurti i papërgjegjshëm! Do të na hedhë hi syve sikur sjanë prishur raportet me SHBA
1 Mars, 14:35
-
Drejtoresha e CEFTA-s: Një treg i përbashkët Rajonal për integrimin e shpejtë në BE, 20 nisma konkrete për bizneset dhe qytetarët
1 Mars, 11:11
-
Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë
29 Shkurt, 21:48
-
Tirana 'kryeqyteti i dy samiteve', analisti Nurellari: E shohin si qendër rajonale! Baçi: Për t'i tërhequr vëmendjen Ramës! Krashi: Historike për rajonin
29 Shkurt, 21:24
-
Mero Baze: Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë
29 Shkurt, 20:13
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Të ftuarit në “Përballje”: Interes në rritje për këtë pjesë të Evropës
29 Shkurt, 14:51
-
Fatos Çoçoli: Çfarë përfitojmë nga Samiti i sotëm?
29 Shkurt, 14:06