Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit

Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit

Kabineti qeveritar në Britani

Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes së tre vajzave të reja në një sulm me thikë. Protestat, që janë drejtuar kryesisht kundër imigrantëve myslimanë, u nxitën pas përhapjes së një lajmi të rremë nga aktivistët e krahut të djathtë se autori i sulmit ishte një emigrant mysliman i sapo ardhur në Britani.

Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti sot një takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës nëpër rrugë dhe sulmeve ndaj hoteleve ku strehohen azilkërkuesit.

Kryeministri britanik tha se qeveria e tij do të përdor "forcën e plotë të ligjit" kundër protesuesve të dhunshëm që prej një javë kanë krijuar kaos në Britani dhe Irlandën Veriore.

"Janë bërë qindra arrestime. Disa janë paraqitur në gjykatë sot. Unë kam kërkuar identifikimin sa më të shpejtë të atyre që janë përfshirë në dhunë, të cilët do të ndjejnë fuqinë e plotë të ligjit. Unë kam qenë absolutisht i qartë se ligji penal zbatohet edhe për atë që publikohet në internet dhe jam i sigurt se kjo është qasja që po zbatohet", tha Kryeministri Starmer.

Trazirat shpërthyen javën e kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Southport në Anglinë veriperëndimore. 420 individë janë arrestuar deri më tani.

Grupet kundër imigrantëve dhe kundër myslimanëve përhapën dezinformata në internet se autori i dyshuar i sulmit ishte një islamist radikal i cili sapo kishte mbërritur në Britani.

Sipas policisë i dyshuari ka lindur në Britani dhe sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është e krishterë dhe rasti në Southport nuk po trajtohet nga policia si incident terrorist.

"Cilido qoftë motivi, kjo nuk është protestë. Është dhunë e pastër. Ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj xhamive apo komuniteteve tona myslimane. Fuqia e plotë e ligjit do të përdorët ndaj të gjithë atyre që janë identifikuar se kanë marrë pjesë në këto aktivitete”, tha Kryeministri Starmer.

Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën, thuhet në deklaratat e policisë. Të dielën, prostestuesit i vunë zjarrin hoteleve të përdorura për të strehuar azilkërkuesit në Anglinë veriore.

Banorët e Londrës gjithashtu i dënuan protestat.

"Dhuna është e neveritshme. Asgjë nuk e arsyeton këtë lloj dhune ndaj njerëzve të pafajshëm. Unë mendoj se protestuesit po besojnë gënjeshtrat në internet", thotë Carmen Holdsworth Delgado, banore e Londrës.

“Më mërzit shumë që ne jemi kaq jo-tolerantë si komb. Megjithatë nuk mendoj se njerëzit që po i kryejnë këto janë përfaqësues të shoqërisë. Sidoqoftë, kështu i dukemi botës tani dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë Alan Willis.

Banorë të tjerë të Londrës, që thonë se janë ish imigrantë, nuk besojnë se dhuna që po përjeton vendi është pasqyra e vërtetë e Britanisë.

“Nuk kam frikë. Njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar janë shumë miqësorë. Unë nuk kam fare frikë”, thotë Ola Akande, banor i Londrës.

“Nuk mendoj se dhuna është e rrënjosur në shoqërinë britanike. Mendoj se është një valë jashtëzakonisht shqetësuese që po përfshin Evropën. Ngritja e ekstremit të djathtë po ndodh në Francë prej nga vjen bashkëshorti im. Kjo po ndodh në Itali. Të gjithë miqtë e mi janë emigrantë. Emigracioni është thelbësor për çdo mjedis për ta ndërtuar atë”, thotë Debra Salvoni.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në gusht të viti 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje një 29 vjeçar në Londër, prindërit e të cilit ishin me origjinë nga Afrika dhe vendet e Karaibeve.

Në atë kohë Kryeministri Starmer ishte Drejtor i Prokurorisë Publike.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Magjia e dimrit në malin e Gramozit

Magjia e dimrit në malin e Gramozit