Kryeministri e dështon takimin për reformën zgjedhore

Kryeministri e dështon takimin për reformën zgjedhore
Shtyhet serish takimi i liderëve të partive politike për t’u dakorduar rreth reformave zgjedhore të propozuara nga partitë politike, shoqëria civile dhe Komisioni për reformat zgjedhore. Kryetari i komisionit, Haki Demolli, ka deklaruar se takimi i paraparë të mbahet nesër sërish do të shtyhet, pasi ai ka marrë njoftimin se kryeministri Thaçi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Bullgari, raporton KTV-ja. Ndërsa ka shtuar se takimi do të mbahet menjëherë pas kthimit të kryeministrit. 

Edhe takimi i parë ishte anuluar për shkak se kryeministri Thaci nuk kishte qenë prezent. 

Por, sot kryeministri Hashim Thaçi është takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit në Kosovë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Kryeministri Thaçi, pas takimit, tha se i ka informuar ambasadorët e vendeve të Kuintit për agjendën e Kosovës rreth përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë. 


Njoftimin për shtyrje të takimit, Demolli e dha në debatin e organizuar nga Instituti për politikë dhe zhvillim rreth reformave zgjedhore. Në takimin e parë nuk ishte ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhepse ështe subjekti i tretë parlamentar. 

Në debatin e sotëm u diskutua kryesisht për mungesën e gatishmërisë së liderëve politikë për t’u miratuar ligji i zgjedhjeve. Pjesëmarrësit vlerësuan se ligji aktual për zgjedhje nuk është problemi, por mosgatishmëria e liderëve që zgjedhjet të shkojnë mirë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!