Rama: Pas përcjelljes në banesën e fundit të viktimave nis strehimi! Në Thumanë plan jo vetëm për ndërtimin e banesave (VIDEO)

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, mblodhi për herë të dytë në mbledhje të jashtëzakonshme qeverinë, e nga aty foli për situatën pas tërmetit të së martës. Për kryeministrin Rama, përpos kërkimeve që po bëhen për të nxjerrë nga rrënojat personat e humbur, është koha që të fillohet të mendohet edhe për të kontribuar për të ndërtimin e shtëpive të tyre, përmes donacioneve.

Në një situatë kaq delikate, ku çdo informacion është i rëndësishëm, shefi i qeverisë u shpreh se duhet që çdo kush që ka një mjet komunikim të kontribuojë për të qetësuar shpirtrat e trazuara.

“Kjo është koha e psikologëve dhe jo e astrologëve.”, thotë Rama, e ndërsa ka bërë edhe një paralajmërim për ata mediat që po keqinformojnë, se do të detyrohet të përdorë atributet që i jep ligji i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke i mbyllur ato.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:27
'Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë', Rama: Çdo qindarkë e dhuruar po monitorohet nga shumë sy (VIDEO)

Ndihmat dhe donacionet që vijnë për të prekurit nga tërmeti janë nën monitorim nga shumë sy. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka paralajmëruar se do ketë transparencë për çdo qindarkë të dhuruar.

"Është një situatë me përmasa të atille që do të kishte lëkundur shtete shumë më të mëdha se sa ne. Është bërë një super-pune, me një investim moral dhe fizik. Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë rrugë tjetër t’i shmangemi kësaj sfide, që do shënojë në memorien tonë një nga momentet më të pashlyeshme në çdo aspekt.
Në faqen e ‘e-albania’ pashë të dhënat, ka kontributorë të mëdhenj, por ka dhe kontributorë të vegjël, por që janë tejet të çmuar. Duke pasur në komunitet këto organizata do garantojmë një besueshmëri të madhe në përdorimin e çdo qindarke nga donatorët. Çdo qindarkë do jetë i monitoruar nga shumë sy. Do bëjmë një transparencë të plotë. Në këtë proces është e rëndësishme që në komunitet është edhe sipërmarrja",
tha Rama.

Ora 07:58
Rama thirrje dhuruesve: Nuk duhen më veshje! Falë jush kemi një sasi të jashtëzakonshme! Të adresohen ndihmat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i bërë thirrje të gjithë donatorëve, kryesisht atyre nga Kosova që të adresojnë ndihmat që sjellin.

"Vlerësim maksimal për trupën e mjekëve. Kjo ka qenë një sprovë zjarri që kanë qenë një trupë e njësuar me ata që kanë ardhur nga Franca dhe vendet e tjera. Ka një solidaritet total. Nga Izraeli janë me dyer të hapura për ata që kanë nevojë për kurim. Numri nuk është masiv por çdo jetë ka një vlerë të çmuar. Do bëja një thirrje mirëkuptimi të gjithë atyre që janë mobilizuar në mënyrën më mbresëlënëse. Njerëzit në Kosovë nuk është më e nevojshme sjellja e veshjeve. Falë jush dhe shumë të tjerëve ka një sasi të jashtëzakonshme. Natyrisht mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim. Ju lutem të gjithëve atyre të adresohen në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave. Po ndodh një situatë ku nuk po përfitojnë ata që kanë nevojë. Ka dhe abuzime. Ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh të gjithë zonës shqipfolëse. Në këto kushte është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë atë që munden. Të gjithë të bëjnë atë që kanë mundësi. Lutem shumë të na mirëkuptojnë në nevojën për të pasur një adresim. Ne jemi të gatshëm për të dhënë adresën unike. Adresohuni aty për të marrë informacion se ku mund të shkoni. Fluksi ka qenë i jashtëzakonshëm. Nuk është në nevojën tonë të krijojmë një stok materialesh por të adresoheni aty ku është plaga. Ky kontribut është një ndihmë për ne", tha Rama.

Ora 07:53
Rama paralajmëron abuzuesit: Kontrolle fizike për çdo banesë! Në Thumanë plan jo vetëm për ndërtimin e banesave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se për shkak të situatës alarmante disa persona mund të përpiqen të përfitojnë nga ndihmat për tërmetit. Ai tha se duhen bërë kontrolle në banesa për të bërë inventarin e nivelit të sigurisë.

"Këto situata janë situata kur abuzimet shoqërojnë gjithë procesin por duhet pasur kujdes. Duhet të bëjmë kontrollet fizike të banesave dhe për të bërë inventarin e nivelit të sigurisë. Komiteti Kombëtar i Ndërtimit është në fazën fillestare të punës. Do doja të theksoja se ministrja e Infrastrukturës e cila meriton mirënjohje bashkë me kolegët e tjerë që kanë qenë aty  ku janë edhe pikat  më problematike. Ministrja e kulturës duhet të thërrasë të gjithë studiot e arkitekturës për të filluar urgjent punën që ka nisur në mënyrë modeste në Durrës por do shtrihet në të gjithë territorin. Nëse marrin rastin e Thumanes, aty do duhet një plan pjesor rindërtimi të gjithë zonës së prekur, jo vetëm banesa por edhe infrastrukturë rrugore dhe mjedisore. Duhet një bashkëpunim jo vetëm me pushtetin vendor por edhe me Ministren e Arsimit për plane dhe projekte konkrete", tha Rama.

Ora 07:46
Rama: Asnjë familje nuk është jashtë! Pas përcjelljes në banesën e fundit të viktimave, gati logjistika për strehimin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama se të gjithë personat që i janë prishur banesat janë strehuar. Ai tha se pas përcjelljes në banesën e fundit të viktimave të tërmetit, do të nisë edhe strehimi i atyre që qëndrojnë në çadra në Thumanë.

"Faleminderit të gjithë atyre që janë të pranishëm që janë të përfshirë në organizmin e aktivitetit për këtë situatë. Ka qenë një mrekulli e vogël që nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk e ka një strehë dhe nuk është e mbrojtur nga i ftohti dhe shiu. Duhet punuar me shumë këmbëngulje. Të gjithë ata që po asistojnë bashkinë e Durrësit, duhet t'i spostojnë të gjithë drejt hoteleve. Me gjithë mirëkuptimin me vështirësitë psikologjike që kanë disa njerëz për të hyrë në tavan është e rëndësishme të mendohet se kjo nuk do të jetë një histori e përkohshme. Do na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve edhe një durim i hekurt që ne duhet ta kemi. Ata janë të mirëkuptuar që të kenë vështirësi për ta pasur. Në zonën e Thumanës kemi njerëz në çadra. Duam të përcjellim të humburit, të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 39. Pas përcjelljes së tyre në banesën e fundit do të jetë gati logjistika për t'i strhehuar dhe për t'i ushqyer", tha Rama.

Ora 07:42
Rama thirrje mediave: Nuk është momenti për parashikime dhe alarme! Mos na detyroni t'iu fikim dritën e transmetimit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i bërë thirrje të gjithë mediave që të bëjnë kujdes me transmetimin e lajmeve në këtë periudhë delikate pas tërmetit. Ai tha se nëse vijon e njëjta situata do ndalohen transmetimet e tyre, pasi gjendja e jashtëzakonshme  e lejon këtë gjë.

"Qysh prej mëngjesit të ditës së djeshme funskionin E Albania dhe me të gjithë mirënjohjen dua të falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në dhënien e kontributeve. Ka një rëndësi të madhe në aspektin moral dhe shpirtëror pjesëmarrja masive e njerëzve dhe shqiptarëve në përballimin e pasojave të tmerrshme të kësaj fatkeqësie. Bilanci i viktimave është rritur. Ka kulmuar me nxjerrjen e një 8 vjecari nga gërmadhat e pallatit të rrashfuar në Thumanë. Kërkimet pa pushim nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat. Ata që kanë vijuar dhe punojnë në kushtet e një rrezikshmërie, qofshin tanët dhe të huaj meritojnë mirënjohje. Nga ana tjetër besoj se është me shumë rëndësi të nënvizoj sot duke u nisur edhe nga shqetësimet dhe alarmet dhe paniku, se ka një rëndësi të posaçme përgjegjshmëria e atyre që kanë përgjegjësinë të shfaqen në ekrane. Është momenti për të kontribuar në ruajtjen e qetësisë. Nuk është momenti për audiencë dhe parashikime që e marrin zanafillën nga koha e romakëve në Durrës. Këto janë krime që cenojnë drejtpërdrejtë jetën e përditshme të njerëzve. I bëj thirrje të gjithëve që të mos na detyrojnë të vëmë në lëvizje mekanizma që i parashikon gjendja e jashtëzakonshme për t'iu fikur fare dritën. Është e papranueshme që kur njërëzit kanë marrë arratitë nga shtëpitë, në shumë herë edhe të nxitur në pikën e humbjes së mundësisë për të arsyetuar nga lloj lloj lajmesh nga ata që përfshihen në këtë lloj veprimtarie pa asnjë lloj njerzillëku. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të përçuar sa më shumë qetësi. kjo është kohë për psikologët dhe jo për astrologët. Për skuta të errëta të protagonizmit dalin dhe broçkullisin hakmarrje mitologjike", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00