Albin Kurti në Tiranë, takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Edi Rama (VIDEO)

TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u takua këtë mbrëmje në zyrën e tij në kryeministri me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.  

Bashkëpunimi mes dy vendeve, zgjerimi i marrëveshjeve si dhe çështja e Shengenit Ballkanit, ku Kosova e ka një ftesë, janë disa nga çështjet e trajtuara në takim.

Kurti ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Ssamitin e Paqes për Europën Juglindore. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, Kurti mbërriti në Kryeministri pa eskortë dhe pa shoqërues. Ky është takimi i parë Rama-Kurti, qysh prej kohës kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të marrë detyrën e Kryeministrit dhe pritet të formojë qeverinë e re . 

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi takimin me Kurtin për të diskutuar për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Rama tha se duhet të kenë një hov tjetër, teksa e bëri më konkrete idenë duke theksuar se do i propozojë vendosjen e një ministri shteti të përbashkët mes dy shteteve në të dyja anët e kufirit.

Albin Kurti ne kryeministri

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave