Në muajin maj Greqia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare. Lajmi u dha nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite.
“Nëse do të votohej në korrik me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë”, tha kryeministri duke i lënë dhe rëndësinë e duhur sezonin turistik që në atë kohë është në kulm në vendin fqinj.
Analistët e kanë vlerësuar vendimin për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.









Komente
Komento