Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut duke thënë se rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Për çështjet e pazgjidhura me fqinjin tonë verior, do të doja të jem absolutisht i qartë, ne kishim thënë që pasi të votohet, duhet ta zbatojmë. Nëse mendojnë se disa njerëz mund ta sfidojnë, do të dinë dy gjëra: Rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të ketë respektim absolut me atë që parashikon Marrëveshja”, tha kryeministri.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Fillimisht ishte përdorimi nga presidentja e re maqedonase e referencës së vjetër dhe jo emrin të ri kushtetues ‘Maqedoni e Veriut’, gjatë betimit në parlament më 13 maj, nxiti reagime në Athinë, Bruksel, por dhe në Sofje.

Pas deklaratave të presidentes edhe  kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se ishte e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë.