Kryeministri grek takime në Bukuresht, Tsipras-Dancila: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kryeministri grek takime në Bukuresht, Tsipras-Dancila: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Greqia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për çeljen e negociatave. Deklarata është bërë nga kreu i qeverisë greke Aleksis Cipras në një takim të zhvilluar në Bukuresht me homologen e tij rumune Viktoria Dancila, në kuadër të kryesimit të presidencës europiane nga Rumania.

Greqia dhe Rumania mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Mbështesim përpjekjet e këtyre dy vendeve për tu përballur me sfidat e mëdha që kanë përpara, nëpërmjet reformave demokratike, ekonomike duke plotësuar kriteret aderuese për në BE", është shprehur kryeministri grek.

"Marrëveshja e Prespës për emrin e ri Maqedonia e Veriut është një model qe duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për zgjidhjen e konflikteve", shtoi më tej kreu i ekzekutivit të Athinës zyrtare.

"Marrëveshja e Prespës jep dinamika të reja në Ballkan  dhe është një model bashkëpunimi, i cili tregoi se konfliktet zgjidhen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Kështu ne mund t i  japim një perspektivë paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nër të gjithë Ballkan".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 29/03/2019 16:32

    thank you afgaristo poli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët