Kryeministri Hashim Thaçi: Nga
MSA Kosova përfitime ekonomike

Kryeministri Hashim Thaçi: Nga<br />MSA Kosova përfitime ekonomike
PRISHTINË - Dhënia e dritës së gjelbër për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së pritet të ketë ndikimin e saj në ekonominë e vendit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, tha dje se suksesi në zbatimin e saj do të reflektojë në disa aspekte ekonomike. “Marrëveshja si e tillë, përveç çështjeve politike, përfshin edhe ato ekonomike, pra çështjet rreth zhvillimit ekonomik dhe tregtisë.

Prandaj, suksesi në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të reflektohet në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së mjedisit afarist për të gjithë investitorët, qofshin vendorë, qofshin të huaj”, ka deklaruar Thaçi. “Po ashtu, ky sukses do të reflektohet në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Dhe, siç e dimë të gjithë, këto dy të fundit do të kenë ndikim pozitiv në mirëqenien sociale dhe materiale të qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi, duke iu referuar raporteve të Bankës Botërore, ka shtuar se gjatë vitit 2012 ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 3.9 përqindësh, nivel që është shumë më i lartë sesa ai i secilit prej vendeve të rajonit dhe kjo pritet të ndodhë sërish edhe për vitin në vazhdim.

Normalizimi i marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë, që u vendos si kusht nga ana e Bashkimit Evropian që këto dy vende të mund të përparojnë drejt integrimit evropian, hapi perspektiva të mira, si për tregtinë midis këtyre dy vendeve, apo asaj drejt vendeve të tjera evropiane, por gjithashtu kanë krijuar tashmë kushte të favorshme edhe për të thithur fonde që jepen nga Brukseli në adresë të vendeve në process integrimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri