Kryeministri i Kosovës Hashim
Thaçi: Marrëveshje historike

Kryeministri i Kosovës Hashim <br />Thaçi: Marrëveshje historike
“Kjo është njohje e Kosovës, e subjektivitetit ndërkombëtarë, sovranitetit dhe integritetit territorial. Marrëveshja është bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe popujve tanë. Prandaj jam i kënaqur që ndodhem sot këtu në Bruksel me baroneshën Ashton me kryeministrin Daçic, që kemi arritur këtë marrëveshje për të ardhmen e dy vendeve tona, për të ardhmen evropiane. Nuk ka asnjë iluzion se kjo marrëveshje nuk ka qenë e lehtë. Ne si dy shtete dhe popuj kemi kaluar një të kaluar jo të lehtë, të vështirë mes veti. Mirëpo kemi arritur t’i ngushtojmë dallimet dhe të shkojmë drejt një pajtimi, mirëkuptimi dhe të arrijmë marrëveshje”, tha kryeministri Thaçi.

Ai tha se është i vetëdijshëm se “do të ketë njerëz edhe në Kosovë edhe në Serbi që nuk do të jenë të kënaqur me këtë zgjidhje, por kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë edhe për rajonin edhe për BE-në”.

Ai tha se deri më 26 prill do të hartohet edhe plani për zbatimin marrëveshjes, që sipas tij “paraqet fillimin e një epoke të re, atë të pajtimit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror. Kjo marrëveshje do të ndihmojë shërimin e lagave të rënda të së kaluarës, nëse kemi urtësinë dhe mençurinë për ta zbatuar në praktikë”.

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se teksti i marrëveshjes është shumë më i favorshëm për palën serbe sesa që ishin propozimet e mëparshme.

“Bashkësia e komunave do të ketë përgjegjësi më të mëdha sa i përket zgjedhjes së komandantit të policisë, përkatësisht do të propozojë komandantin rajonal të policisë, do të ketë përbërjen serbe të policisë, përbërjen serbe të gjyqësorit, do të ketë degën e gjykatës së qarkut në Mitrovicën veriore. Bashkësia do të ketë selinë ne Mitrovicën veriore, do të ketë kuvendin, kryetarin e nënkryetarin dhe këshillin si një formë e qeverisë. Bashkësia do të ketë mbikëqyrjen dhe pushtetin ekzekutiv kur behet fjalë për arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe planifikimin hapësinor. Serbia sot nuk e ka pranuar këtë marrëveshje. Unë i kam vënë inicialet në dokumentin ku thuhet se ky është teksti i saktë dhe propozimi përfundimtar i Bashkimit Evropian. Organet tona shtetërore duhet të vendosin ditët e ardhshme nëse do të pranojnë apo refuzojnë këtë propozim”.

Marrë nga Zëri i Amerikës
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset