Kryeministri i Kosovës nga
Brukseli: Besoj në marrëveshje

Kryeministri i Kosovës nga<br />Brukseli: Besoj në marrëveshje
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sonte në Bruksel se shpreson dhe beson në arritjen e një marrëveshjeje për ato pika në të cilat grupet e punës nuk arritën të bien dakord.

Para takimit me homologun e tij serb Ivica Daçiç, kryeministri tha se takimi i ardhshëm synon arritjen e marrëveshjeve “të nevojshme dhe të domosdoshme, që kanë mbet pa implementuar”.

“Besoj që ky takim sonte, do të jetë një inkurajim i ri për zbatimin e mëtejshëm dhe të përgjithshëm të marrëveshjes në mënyrë që të hapet perspektiva e sigurt europiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, u tha ai mediave.

Sipas tij, gjithçka që do të “varet nga Kosova, ne do t’i kryejmë obligimet tona në kohë rekord”, ndërsa siç tha ai “është inkurajues edhe zotimi i qeverisë së Serbsië për implementim”.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.ss/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin