Kryeministri i Luksemburgut përfundon në spital, rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Luksemburgut përfundon në spital, rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Luksemburgut,  Xavier Bettel

LUKSEMBURG- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka përfunduar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar në një deklaratë zyrtare nga qeveria, ku thuhet se kjo ai është nën vëzhgim mjekësor, ku dhe po i nënshtrohet testeve të nevojshme.

Ai kishte shfaqur simptoma të lehta si ethe dhe temperaturë, për këtë arsye që nga 27 qershori ndodhej në karantinë. Karantinimi i tij erdhi në më pak se 48 orë pas një samiti evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqësit e tjerë të BE, megjithatë, thuhet se asnjë nga personat e tjerë nuk u konsiderua si person kontakti pasi ishin respektuar masat anti-COVID.

Luksemburgu, një vend me 630,000 banorë i vendosur midis Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, ka pësuar një rritje të rasteve të reja përgjatë 10 ditët e fundit. Të shtunën, 136 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, shifra që nuk ishin arritur që nga mesi i majit.

Në total, në Luksemburg janë raportuar 71,031 raste COVID dhe 818 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan