Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, do të mbërrijë në Kosovë më datë 19 tetor. Daçiç, do të shkojë Graçanicë, komunë në periferi të Prishtinës, dhe është një ndër tri komunat me shumicë serbe.
Nga kjo Komunë, kryeministri Daçiç do u bëjë thirrje serbëve që të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të Kosovës, që do të zhvillohen më 3 Nëntor të këtij viti.
Në gazetën serbe “Politika” citohet pohimi i Daçiç, ku thuhet se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër, është një deklarim që bëhet vetëm për fushatë zgjedhore.
Kryeministri serb, është shprehur :“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com