Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal në konferencë për shtyp nga nga Uashingtoni
Mariupol është "katastrofa më e madhe humanitare" kështu u shpreh Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal gjatë një konference nga Uashingtoni duke folur për situatën në qytetin e Mariupolit, ku tashmë prej ditësh forcat ruse kanë intensifikuar sulmin e tyre.
‘Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët, trupat ruse po shkatërrojnë absolutisht gjithçka, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët’, u shpreh Shmyhal.
Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars, sipas zyrtarëve ukrainas. Zyrtarët ukrainas pretendojnë se më shumë se 20,000 njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmit.
Shymhal u bëri thirrje gjithashtu ambasadorëve nga të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të kthehen në ambasadat e tyre në Kiev.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Dua të takohem me Putin, vetëm kështu përfundon lufta! Blinken nesër në Ukrainë! Nuk ndalen bombardimet edhe për Pashkë, 8 të vrarë në Odessa









