Kryeministri Isa Mustafa në Gjakovë
Kusari Lila:Qeveria nuk na mbështet

Kryeministri Isa Mustafa në Gjakovë<br />Kusari Lila:Qeveria nuk na mbështet
A ka filluar revanshi politik i kryeministrit Isa Mustafa ndaj Kryetares së Gjakovës, Kusari Lila? Kjo pyetje është bërë sot nga vet Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në emisionin “Dukagjini sot” në RTV Dukagjini.

Kryetarja e Gjakovës, Kusari Lila e ftuar për të shpalosur arritjet dhe sfidat me Gjakovën, ka drejtuar kritika për qeverinë e kosovës e cila sipas saj, lë shumë për të dëshiruar sa i përket mbështetjes për Gjakovën.

Janë projekte që në tërësi kapin shifrën mbi 46 milion euro e të cilat kryesisht vijnë nga BE dhe institucione ndërkombëtare për komunën e Gjakovës, të cilat nuk kanë marrë mbështetjen bazike qeveritare në asnjë rast. Edhe pse këto shifra nuk është kërkuar që t’i ndajë qeveria për ne, të paktën ne kemi pasur nevojë për rolin e qeverisë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, - ka thënë Kusari Lila.

Ajo si argument për këto kritika ka theksuar edhe rastin e sotëm të vizitës së Kryeministrit Isa Mustafa në Gjakovë, për të cilën ajo është informuar nga mediat.

Ja shembulli, unë duke ardhur në Pejë e dëgjova në radio se Kryeministri sot qëndron në Gjakovë. Kjo nuk na bënë mirë. Në të gjitha komunat ku qeverisë LDK, Mustafa është shoqëruar nga kryetarët përkatës. Mendoj se duhen ulur logot partiake sepse Gjakova është ajka e një pjese të mirë të Kosovës dhe edhe kryeministri ka nevojë për Gjakovën”, - ka përfunduar Kusari Lila.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës