Kryeministri Isa Mustafa: Të
hënën Demarkacioni në Kuvend

Kryeministri Isa Mustafa: Të<br />hënën Demarkacioni në Kuvend
Kryeministri Isa Mustafa njofton se ditën e hënë do të dërgojë Demarkacionin në Kuvend për votim.
 
Deklarata e Mustafës erdhi pasi zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
 
Vendimi erdhi pak orë pasi kryesia e Kuvendit ka caktuar të mërkurën ditën për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
 
Deklarata e Mustafës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
 
Kryeministri Mustafa e informoi për proceset aktuale në vend si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit
 
Gjatë bisedës, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.
 
Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
 
Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.
 
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot