Kryeministri italian Draghi bën gjestin solidar, heq dorë nga paga e tij vjetore

ITALI- Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka vendosur të heq dorë nga paga e tij vjetore.

Draghi, ish-president i Bankës qendrore evropiane, ka pranuar propozimin e presidentit italian Sergio Matarella për të qenë kryeministër i vendit, në një kohë kur koalicioni i mëparshëm qeveritar pësoi “kolaps” gjatë pandemisë së COVID-19.

Në një moment kur Italia ishte e “zhytur” nga kriza ekonomike, ai prezantoi një paket ambicioze investimesh dhe reformimi për të ndihmuar Italinë të ringrihet, pas goditjes së pandemisë.

Vendimi i Draghit për të hequr dorë nga paga e tij vjetore prej 114 mijë eurosh, erdhi në një kohë kur paritë popullsitë kanë ngritur akuza lidhur me pagat e larta të politikanëve, në një kohë shumë të vështirë për vendin.

Draghi edhe përse tashmë ka hequr dora nga paga e tij si kryeministër, ai përfiton pensione nga punët e tij të mëparshme. Sipas dokumenteve tatimore të ardhurat e tij bruto ishin rreth 583.000 euro në vitin 2019, si dhe posedon 9 prona në Itali dhe 1 në Londër.

Megjithëse Draghi nuk ka dhënë asnjë arsye apo argument lidhur me heqjen dorë nga paga e tij si kryeministër, mendohet e ky është një gjest me prapavijë politike edhe në shenjë solidariteti për popullin italian.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë