TIRANË, 29 Dhjetor /ATSH/ -Kryeministri italian, Mateo Renzi, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.
Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi "Shqiponja", dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
/gj.m//a.ke/











