Kryeministri Ivica Daçiç nuk
kërkon falje për krimet e Serbisë

Kryeministri Ivica Daçiç nuk<br />kërkon falje për krimet e Serbisë
GRAÇANICË - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciq, ka hezituar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në Graçanicë nëse shteti  i Serbisë duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë.
 
Ai me leje të institucioneve kosovare ka marrë pjesë në premierën e një filmi, ndërsa më pas ka vizituar manastirin në këtë komunë. Daçiq ka folur për tema të ndryshme politike, duke thënë se Serbia është shumë e interesuar të vazhdojë dialogun e nisur në Bruksel, raporton KTV.
 
Daçiq ka thënë se me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen e statusit, ndërkohë që ka siguruar qytetarët serbë se dialogu është neutral. Ai ka thënë se edhe zgjedhjet në Kosovë është dashur të mbahen duke respektuar parimin e neutralitetit.
 
Sipas tij, të dyja delegacionet janë pajtuar në Bruksel që edhe ceremonitë e betimit nëpër komunat e pjesës veriore të zhvillohen në frymë neutrale. Duke vazhduar deklarimin e tij, Daçiq ka thënë se Serbia nuk do të njohë asnjëherë shtetin e Kosovës.
 
Daçiq në Kosovë ka ardhur me leje të institucioneve kosovare, ndërsa është përcjellë nga kufiri në Merdar drejt Gracanicës nga policia e Kosovës. Në krijimin e sigurisë për kryeministrin serb kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të EULEX-it.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane