/ATSH-AFP/ - Kryeministri kinez, Li Keqiang filloi sot një vizitë treditore në Francë me nënshkrimin e pritshëm të 50 marrëveshjeve bashkëpunimi dhe kontratave prej disa miliardë eurove, që do të duhet të ilustrojë marrëdhëniet ekonomike në nivelin më të mirë historik, sipas Parisit.
Disa muaj nga konferenca ndërkombëtare në muajin dhjetor, Parisi shpreson që Pekini, ndotësi më i madh botëror, do t'i japë një shtysë të rëndësishme për negociatat duke zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur objektivat për reduktimin e emetimimeve të CO2. Kontributi kinez është aq shumë i rëndësishëm sa mund të ketë një efekt në një vend tjetër ndotës, si India.
"Vizita e Li-së në Paris, Marsejë dhe Tuluz do të shënohet nga një trajtim protokollar i nivelit shumë të lartë duke nënvizuar një partner ekonomik që jep rezultate në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe vendos nivelin më të mirë historik", theksoi rrethi i kryeministrit francez, Manuel Valls.
Bëhet fjalë prë vizitën e parë të një kryeministri kinez në pothuajse një dekadë si dhe një përgjigje për vizitën e Valls në muajin janar në Kinë.