Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat  Andrej Plenkoviç

Kryeministri kroat  Andrej Plenkoviç kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Zagrebit.

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç.

Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik, që për momentin nuk është mjaft i dukshëm në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat shtoi se nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

Më 1 janar, Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në Union.
Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Një koncert do të mbahet gjithashtu në Bruksel më 15 janar për të shënuar fillimin e presidencës kroate dhe kjo do të përkojë me përvjetorët e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë, më 15 janar 1992.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen.

Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës