Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se “perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë”, ka sjellë reagime të shumta dhe kritika në Kroaci.
Së fundmi për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran, duke treguar distancim nga deklarata e Milanoviç.
“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Lajmi kryesor:
Presidenti i Kroacisë bën deklaratën shokuese: Kosova i është rrëmbyer Serbisë! Kryeministri kroat i del kundër: Askush nuk e ka aneksuar Kosovën
