Komentatori, Andin Lokaj, gjatë ndeshjes Juventus-Inter mbrëmjen e së dielës (16 shkurt) e cilësoi Albin Kurtin s kryeministrin më hajvan në histori.

Pas kësaj situate e cila u bë mjaft virale në rrjetet sociale Lokaj ka ka sqaruar situatën në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, duke theksuar se e ka bërë me vetëdije, pasi kompania dhe stafi i saj, Albin Kurti e kishte sulmuar gjatë zgjedhjeve.

“Ata që më njohin e dinë shumë mirë çfarë personi kam dhe nuk kam asgjë kundër askujt, kjo ka qenë për kompaninë dhe punëtorët e kompanisë që gjatë zgjedhjeve janë sulmuar.

Kjo për secilin njeri është e papranueshme. Kam respekt për të gjithë dhe e pranoj që nuk ka qenë aspak e mirë ajo që kam bërë megjithatë kjo është bërë shkaku i respektit të kompanisë së pari dhe punëtorëve që punojnë për të, e cila vazhdimisht është sulmuar, nuk e di përse, nga Albin Kurti.

E kam bërë me vetëdije. Nga puna jam pezulluar, por unë do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti. Pas mbarimit të pjesës së parë mu dha urdhër që të mos vazhdoj në pjesën e dytë dhe unë e mora me shumë sportivitet”, tha Lokaj në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Më tej ai tha se kërkon falje për këtë shqetësim, teksa shtoi se zgjodhi fjalën 'hajvan', pasi Albin Kurti e kishte përdorur gjatë fushatës elektorale.