Kryeministri Mustafa sot në Vërmicë, portën më të madhe Kosovë-Shqipëri
PRISHTINË, 30 Janar /ATSH-Behlul Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, viziton sot pasdite vendkalimin doganor në Vermicë, portën më të madhe të komunikimeve me Shqipërinë, afër Prizrenit dhe Kukësit. Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur […]
/ATSH-Behlul Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, viziton sot pasdite vendkalimin doganor në Vermicë, portën më të madhe të komunikimeve me Shqipërinë, afër Prizrenit dhe Kukësit. Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur në fillim të 2015-tës Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.
Në vendkalimet kufitare Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje. Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje. Në 2014-tën, vetëm në Vërmicë-Morinë në hyrje drejt Kosovës kishte 1 936 660 perona dhe në dalje drejt Shqipërisë 1 747 567, ndërsa, automjete në hyrje kishte 658 551, e në dalje 723 523.
"Bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri do t'i japim prioritet maksimal", ka thënë Isa Mustafa në konferencën e parë për shtyp si kryeministër i qeverisë së re kosovare, duke theksuar axhendën evropiane të përbashkët të dy shteteve, i pyetur nga ATSH. "Ne, në një formë i kemi bashkërenditë objektivat tona që në fund të muajit mars të kemi një takim të dy qeverive në Shqipëri", ka shtuar kryeministri i Kosovës duke paralajmëruar edhe një vizitë së shpejtë në Tiranë, për të cilën, siç ka theksuar, ka ftesën e hapur.
"Do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë", ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur për bashkëpunimet mes dy vendeve në prezantimin e programit qeverisës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re në Kuvendin kosovar, të zgjedhjeve 2014.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46%
-
Gafë
49.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 4637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Shqiptari 52-vjeçar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston vrasësin e dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Pse nuk duhet të hani ushqimin e një dite më parë?
9 Janar, 19:42