Kryeministri Netanyahu ‘tradhtohet’ nga të vetët, ministri i tij kërkon zgjedhje të parakohshme në shtator

Kryeministri Netanyahu ‘tradhtohet’ nga të vetët, ministri i tij kërkon zgjedhje të parakohshme në shtator

1712167626_thththththth.JPG

Benny Gantz

"Ne duhet të biem dakord për një datë zgjedhjesh të përgjithshme për shtatorin e ardhshëm."

Udhëheqësi i qendrës izraelite dhe ministri i Kabinetit të Luftës Benny Gantz e tha këtë në mënyrë të papritur për politikën izraelite dhe opinionin publik gjatë një konference për shtyp.

Është hera e parë që Gantz, i cili kryeson çdo sondazh, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Kështu, uniteti brenda kabinetit të luftës të udhëhequr nga kryeministri Netanyahu prishet, duke i hapur kështu një kthesë të mundshme politike në Izrael.

Prej javësh në Izrael ka protesta kundër kryeministrit me kërkesën për zgjedhje të reja.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Sulmet izraelite vranë 7 punonjës të Ëorld Central Kitchen, Biden: Izraeli nuk përpiqet të mbrojë punonjësit humanitarë dhe civilët! SHBA kërkon hetime mbi ngjarjen


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'