Kryeministri palestinez: Vuajtjet e Palestinës nuk filluan më 7 tetor, por 75 vite më parë

Kryeministri palestinez: Vuajtjet e Palestinës nuk filluan më 7 tetor, por 75 vite më parë

Mohammad Shtayyeh

1699537362_shtat.jpg

Mohammad Shtayyeh

Vuajtja e palestinezëve ka filluar 75 vite më parë dhe jo më 7 tetor. Kështu u shpreh të enjten kryeministri i Autoritetit Palestinez (PA), Mohammad Shtayyeh, në një konferencë ndërkombëatre humanitare për Gazën, që po zhvillohet në Paris.

“Ne jemi viktimë këtu… të mbrosh veten nuk do të thotë të pushtosh tokën e dikujt,” tha Shtayyeh, duke shtuar se “ajo që Izraeli po bën nuk është një luftë kundër Hamasit”, por një luftë kundër “të gjithë popullit palestinez”.

Shtayyeh akuzoi gjithashtu Izraelin për “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”, duke thënë se “krime po kryhen kundër popullit palestinez, njerëzve që janë të pafajshëm”.

Zyrtari palestinez shtoi se “një bllokim”, rrethimi i plotë i Gazës nga Izraeli, ka krijuar probleme, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe përpjekjet për deportim kundër banorëve të Gazës që punojnë në Izrael.

Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij brenda Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, kur militantët vranë 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen më shumë se 200, raporton CNN.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha të mërkurën se Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte që nga shpërthimi i luftës muajin e kaluar.

Ushtria izraelite u tërhoq kundër këtyre akuzave, duke thënë se ka goditur objektivat e Hamasit, ka ndjekur ligjin ndërkombëtar dhe ka kërkuar të minimizojë viktimat civile.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!