Kryeministri Ponta nga Tirana:
Rumania mund ta njohë Kosovën

Kryeministri Ponta nga Tirana:<br />Rumania mund ta njohë Kosovën
Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, ka thënë se shteti i tij mund ta njoh Kosovën. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste të realizuar në Tiranë nga gazetari i Klan Kosovës, Shkodran Gajraku.
 
“Më vitin 2008 Rumania pati marrë vendim për mosnjohjen e Kosovës, por gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë, qeveritë kanë ndërruar dhe mund të ketë një vendim të ri për njohjen e Kosovës”, ka thënë Ponta për Klan Kosovën, pas përfundimit të samitit të liderëve të Evropës

Juglindore që u zhvillua në Tiranë.

Njohja e Kosovës nga Rumania sipas Pontes do të rishikohet pasi shumë gjëra në Kosovë kanë ndryshuar që nga 2008-ta. Por ai tha se njëra prej arsyeve kryesore është se Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar një proces të suksesshëm të bisedimeve.
 
Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit