Kryeministri promovon librin e
gazetares Rudina Xhunga

Kryeministri promovon librin e<br />gazetares Rudina Xhunga
TIRANE- Gazetarja Rudina Xhunga promovoi të hënën pasdite librin e ri të saj të titulluar “Shkrimtarët e shekullit”, një përmbledhje me 31 intervista me emrat më të njohur të letërsisë dhe mendimit bashkëkohor, mes tyre nobelistë që frymëzuan dhe ndryshuan botën e këtij shekulli. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili është dhe autor i parathënies së librit, e titulluar “Një shfaqje për të mos u humbur!”. Në përshëndetjen e tij ai vlerësoi librin e gazetares Xhunga dhe bashkëpunimin e saj me botuesen Arlinda Dudaj.

“Libri është një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me të gjitha problemet që kanë sot gratë-nëna, por që nuk heqin dorë dhe nga pasioni për librin. Dhe kur bëhen të dyja bashkë gjithmonë është sukses dhe kënaqësi të shohësh se çfarë arrijnë të prodhojnë”, tha kryeministri Rama. “Ky libër, vijoi ai, ka dhe një të mirë tjetër për kohën që jetojmë, se nuk të imponon ta fillosh tek faqja e parë dhe të shkosh tek faqja e fundit, por të jep mundësinë që sa herë ta hapësh të shikosh një gjë që nuk e ke parë më parë dhe pa pasur nevojë të ndjekësh gjithë rendin e gjërave”.

Sipas kryeministrit libri të jep mundësinë të gjendesh në stacione krejt të ndryshme, gati-gati të përshkosh botën, por pa rend për t’u nisur nga ‘a’-ja për të shkuar tek ‘zh’. Libri meriton respekt për përpjekjen e gjatë të Rudinës për të mbledhur bashkë 31 shkrimtarë, në një botim të vetëm pas një endje të gjatë në bibliotekën e botës.

Vetë autorja, e emocionuar së tepërmi, e ka pasur të vështirë të zgjedhë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj njerëzve që e mbështetën, por edhe ndaj kryeministrit, i cili përgatiti parathënien.
 
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte edhe personi i parë të cilit iu dhurua libri me intervistat e 31 mendimtarëve të mëdhenj, së bashku me autografin e autores. Të pranishëm në ceremoninë e promovimit ishin mjaft figura të njohura të politikës dhe artit shqiptar.

Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin