TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në kuadër të programit të "Rilindja e qyteteve", inspektoi sot disa projekte në qytetin e Gramshit dhe Elbasanit.
Gjatë këtyre inspektimeve, kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici tha se qeveria ka akorduar 40 milionë lekë për projektin e rehabilitimit të sheshit në qendër të qytetit dhe të dy lulishteve. Sipas Bicit këto janë fondet e para që vijnë për Bashkinë Gramsh nga qeverisja qendrore, ndërkohë që qeveria e mëparshme për 3 vjet nuk akordoi asnjë fond.
Kryeministri Rama nga ana e tij premtoi nisjen së shpejti të projektit për rehabilitimin e të gjitha godinave të vjetra, përfshirë dhe ndërtimin e rrugës pedonale.
Kreu i qeverisë tha se me ndarjen e re territoriale, Gramshi nuk është më bashkia e mbyllur në një unazë të vogël, por një bashki me shumë potenciale në bujqësi dhe zhvillimin e turizmit.
Duke folur për projektet në infrastrukturë Rama tha se së shpejti do të nisin punimet për rrugën e re që lidh Gramshin me Elbasanin, si dhe rrugën që lidh Gramshin me Korçën, duke nënvizuar se ky është vetëm fillimi për zhvillimin e potencialeve.
Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë u ndal dhe në qytetin e Elbasanit, ku inspektoi punimet në stadiumin e ri "Elbasan Arena", i cili tha ai do të jetë gati për ndeshjen e 11 tetorit, mes Shqipërisë dhe Danimarkës.
"Ky është i pari stadium në Shqipëri që plotëson të gjitha standardet e UEFA-s dhe synimi ynë është që mos të jetë vetëm një stadium futbolli, por të jetë dhe një stadium Olimpik", u shpreh kryeministri. Pas ndeshjes, vijoi ai, do të shtrojmë pistën e parë, që do të jetë e standardeve ndërkombëtare dhe e gatshme të mikpresë aktivitete rajonale të atletikës. /ATSH/
/Shqiptarja.com