Socialistët nuk kanë ndërmend t’i hapin rrugë arrestimit të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, duke zgjedhur me gjasë, djegien e afateve të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Pasi Gjykata Kushtetuese dështoi të dilte me një vendim për çështjen pezullimit të saj, kryeministri Edi Rama tha pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, duke paralajmëruar dhe ndërhyrje ligjore për të zgjidhur, atë që ai e ka cilësuar tejkalim kompetencash të gjyqësorit me pezullimin e një anëtari të qeverisë
Gjykata Kushtetuese u nda në një barazim katër me 4 mes anëtarëve të saj, një situatë e cila la në fuqi pezullimin e Ballukut. Deklarimi i Kushtetueses, ishte përcaktuar si kusht nga shumica për të vijuar me shqyrtimin në parlament të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ballukut. Por Rama paralajmëroi qartazi se me rikthimin e pezullimit për zëvendëskryeministren “nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.”
E vetmja urgjencë në këtë rast janë afatet kohore. Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit është e datës 16 dhjetor. Sipas Rregullores parlamentare “në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi”.
Kjo duket se do të jetë rruga që do të ndjekë shumica, duke shmangur të shprehet në favor apo kundër kërkesës për arrestim.
Shqetësimi tjetër i kryeministrit është që praktika e pezullimit të një anëtari qeverie me vendim gjykate, të mos përsëritet e të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Për këtë paralajmëron ndryshime ligjore.
Ndërhyrja që grupi socialist mund të bëjë, është ajo në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale. Konkretisht në pikën dy të tij, që ndalon pezullimin për personat e zgjedhor si deputetë apo kryebashkiakë. Socialistët mund ta pasurojnë këtë pikë duke shtuar edhe ndalimin e pezullimit për ministrat apo presidentin.

Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale
Në mbledhjen e grupit të PS, siç mëson Report Tv, kryeministri Rama ka parlajmëruar se për çështjen Balluku do të kërkojë një eksperizë juridike ndërkombëtare.
Një prej organizmave ndërkombëtar që shpesh është thirrur në lojë është Komisioni i Venecias, i cili megjithatë ka procedura strikte e mund të kërkojë disa muaj kohë për t’u përgjigjur me një interpretim.
Nga sqarimi publik i kryeministrit Rama, mbetet e paqartë nëse Belinda Balluku do të zëvendësohet me një emër tjetër duke imponuar ndryshime në qeveri. Kur doli vendimi i Gjykatës së Posaçme, Rama thjesht e respektoi atë, pa zëvendësuar Ballukun, ndërsa paralelisht iu drejtua Kushtetueses.
Po nëse në atë rast kishte një afat kohor se kur çështje do të merrte një zgjidhje, tani askush nuk parashikon dot, përveç SPAK-ut se sa do të zgjasë pezullimi.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter duke dalë me 3 konkluzione nga mbledhja e grupit parlamentar. Çështja kryesore është ajo e pezullimit të Ballukut nga detyra, ndërsa Rama ka paralajmëruar ndërhyrje në legjislacion për të zgjidhur këtë ngërç institucional.
Ndër të tjera Rama thotë se vetmja palë e përmbushur është SPAK, që mund të vazhdojë qetësisht hetimet.
Sipas Ramës, nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, të cilët kanë kërkuar arrestimin e saj, por për këtë duhet që Ballukut t’i hiqet nga Kuvendi imuniteti i deputetit.
Reagimi i Edi Ramës:
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga:
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
Një shtesë nga ana ime:
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.
Komente













Spak eshte bere mé keq se Sigurimi. Të fut ne burg mé disa lloqe kafenesh è zyrash. Ndoshta hetuesi i Sigurimit shkodrani Kraja, i ka treguar metodat è asaj kohe.
Përgjigju“ Shqetësimi tjetër i kryeministrit është që praktika e pezullimit të një anëtari qeverie me vendim gjykate, të mos përsëritet e të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.” Precedenti i rrezikshem i arrestimit te hajduteve?! Larg qofte - kujt i intereson ai lloj shteti… Reforma ne drejtesi u nis si fasade… nuk ishte planifikuar per arrestimin e vampireve ne krye te shtetit!
Përgjigjuti nderhy ne legjislacion se ke dhe gurin dhe arren por legjislacioni qe do ndryshosh nuk ka fuqi prapavepruese, keshtu qe dorzo belen
PërgjigjuSPAKU E DO NE BURG BALLUKUN....TI PSE NUK IA HEQ IMUNITETIN...C"FARE TE PENGON....APO DO TE MARRESH DHE FUNKSIONIN E GJJYKATES....EFHE HAJDUT ..DHE GJYKATES..TE DYJA NUK BEHEN O RAMA O LLUM I KOMBIT...
PërgjigjuCfare pafytyrsie….!
PërgjigjuO hajdut
Përgjigju