Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Jordanisë. Rama është pritur në një takim zyrtar nga mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

Teksa ka ndarë disa pamje nga takimi, Rama e cilëson mbretin e Jordanisë i një mik të çmuar dhe një monark të respektuar.

“Aman, Jordani - I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në postimin e tij.