Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Parisit ku ka marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Pas mbërritjes në kryeqytetin francez, Rama është pritur nga Presidenti Emmanuel Macron, me të cilin kanë shkrepur edhe disa fotografi.
Nga Koalicioni Vullnetmirëve për Ukrainën, sot derivoi një tjetër aleancë, me qëllim jo vetëm mbrojtjen e Ukrainës, por edhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Europës. Bëhet fjalë për një koalicion evropian për zhvillimin e një mburoje të përbashkët kundër raketave balistike. Nisma u lançua nga liderët e Italisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë, Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për të nisur krijimin e një Koalicioni për Mbrojtjen Kundër Raketave Balistike.
Objektivi, sipas deklaratës, është zhvillimi sa më i shpejtë i një kapaciteti evropian mbrojtës, me karakter plotësisht mbrojtës, përmes krijimit të një arkitekture të integruar të mbrojtjes raketore, e aftë të parandalojë dhe neutralizojë kërcënimet e ardhshme nga raketat.
Coalition of the Willing është një grup vendesh ku bën pjesë edhe Shqipëria, që kanë shprehur gatishmërinë për të vepruar së bashku në një nismë ose operacion të përbashkët, pa qenë të detyruara nga kushtet e një traktati apo aleance.
Takimi i rradhës do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish te gatshme për të vepruar, përfshirë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që do të diskutojnë për koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
Komente











MACRON TE LUTEM..COJE RAMEN NE UKRAINE...TE LUFTOJE ATJE...TE SHPETOJME NGA KY HAJDUT...
PërgjigjuSot, sqarojme termin " HOSTAGE", " Pengu". Per cfare aresye? Kush eshte synimi? Deri sa zgjat pengmarrja? Pengu do lirohet apo do te vdese? Kush perfiton nga pengmarja? Si ndahen % e perfitimit? Deri ku do shkoj limiti i objektivit? Post Scriptum: Keto jane ceshtjet qe Rama do diskutoje me pallen e Elyse, ne rast se Macron disponon intelektin dhe bagazhin politik per tu pergjigjur ose Edi do filloj pikturen me " "Kryqezimet e Historise qe perseritet"!!
Përgjigju