Kryeministri Rama surprizon
me ekspozitë në Paris

Kryeministri Rama surprizon<br />me ekspozitë në Paris
TIRANE- Kryeministri Rama i është rikthyer pasionit të tij të vjetër, pikturës, të cilën duket se nuk e ka braktisur edhe gjatë detyrës si kryeministër i vendit. Rama ka zgjedhur Francën ku ka jetuar gjatë viteve 1994-1997, për të ekspozuar disa nga punët e tij më të fundit në një ekspozitë të përbashkët me piktorin shqiptar Bujar Luca. 

“Letra zyre” titullohet cikli i ekspozuar, ku përfshihen disa nga letrat e tij zyrtare mbi të cilat ai ka pikturuar duke i shndërruar në vepra arti. Ekspozita është çelur mbrëmë në ambientet e galerisë “Vernissage” në Bulevardin Haussmann në Paris dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 24 dhjetor. Duket se pasioni i piktorit për kryeministrin shqiptar Edi Rama do të mbetet nga koha në kohë burim surprizash. Rama është i angazhuar, jo vetëm në performancat e këtij cikli ku ka shprehur pasionin në letra zyrtare gjatë punës së tij në detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës apo të kryeministrit, por ai ka lënë gjurmë si piktor edhe ne koleksionet e veprave kombëtare të artit.

Një pikturë murale e muzeut të Lushnjës është bërë nga dora e kryeministrit shqiptar, së bashku me piktorin Lad Myrtezai. Piktori dhe kritiku Ilir Çakalli e ka përshkruar në një shkrim për “Shqiptarja.com” me këto fjalë pikturën murale të Edi Ramës në Lushnje: “Vepra thyente të gjitha kanonet e artit të Realizmit Socialist. Me një shtrirje mbi 15 m gjatësi dhe rreth 3.5 m lartësi lindte në atë mur një vepër, e cila do të sillte frymën e re të artit modern. Mund të thuhet që dhe artistë të tjerë ishin shprehur, por të ekspozoje një vepër të tillë madhështore, e kontestuar shumë nga politika e kohës, kërkonte një kurajë të madhe”.

Ndërkohë një tjetër vepër të veçantë ruan edhe Galeria Kombëtare e Arteve e cila ruan në fondin e saj një pikturë të zgjedhur të kryeministrit, ku ai ka shprehur ndjeshmërinë e tij për çështjen kosovare. Piktura e bërë para viteve’90 është trajtuar me elementë kubistë dhe i dedikohet heroit kombëtar Azen Galicës e mban titullin “Varrimi i Azem Galicës”.

Kjo pikturë gjendet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në sallën e realizmit socialist. Ndërsa për sa i përket surprizës më të fundit si piktor, ka qenë vetë Rama i cili ka bërë të ditur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Francë këtë ekspozitë duke i ftuar ta vizitojnë. “Sot në Paris çelet kjo ekspozitë. Nuk është kohë e humbur për kë jeton apo kalon andej dhe merr mundimin ta shohë”, -ka shkruar Kryeministri në faqen e tij zyrtare në Facebook. 

Së bashku me Ramën në këtë ekspozitë do të shfaqen edhe punimet e piktorit Bujar Luca, i cili prej vitit 1990 jeton dhe punon në Francë. Bujar Luca është tashmë një emër i njohur në botën e artit. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të tjera edhe në Britani të Madhe, Belgjikë, por edhe në vendin tonë. Kjo ekspozitë e Bujar Lucës së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka ardhur në kujdesin e veçantë të ambasadës shqiptare në Francë.

rama












































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat